Edi Rama shpall tenderin për nënkryetarin e Parlamentit, ua premton njëkohësisht katër deputetëve, por mban me hatër Rudina Seserin

Në prag të largimit, Edvini shpall si kusht të vetëm, zhurmimin e tanishëm për të mos njohur humbjen e zgjedhjeve. Prej këtij mashtrimi, janë ringjallur papritur xhaketat e vjetra të Dokles, Dades e Leskajt, paçka se vetë Rama parapëlqen veshjet e shkurtra të Seserit
Edi Rama, i cili ka filluar të ambientohet tashmë me humbjen e zgjedhjeve, ka shpallur tenderin për emërimin në krye të institucioneve Kushtetuese, për pjesën që i takon opozitës. Këtë shpallje tenderi, Edi Rama po e bën në mënyrën më origjinale, duke iu premtuar të njëjtin post, më se një kandidature të mundshme.
Ajo që shihet nga kjo sjellje e Edi Ramës, nuk ka të bëjë me asgjë më shumë se sa me faktin, se emrat “e nominuar” prej tij për një post të mundshëm, duhet të japin prova, sikurse po bëjnë realisht, se ata janë flamurtarë të tezës së mos largimit të Ramës nga kreu i PS-ës.
Premtimet më konkret të ditëve të fundit, lidhen me njërin prej posteve të nënkryetarit të Parlamentit, që i takon opozitës.
Të ënjtin post, Edi Rama, u ka premtuar, Arta Dades, Valentina Leskajt por edhe Namik Dokles. Ndërkohë, përpos këtyre premtimeve, duket se në mendjen e Edi Ramës, është skalitur emri i Rudina Seserit, që duket se është më afër këtij “kurorëzimi”.
Në këtë premtim të pavarur, ndaj secilit prej kandidatëve për kandidatë për nënkryetar, Arta Dade, Valentina Leskaj dhe Namik Dokle, kanë filluar një garë të ethshme mes tyre, se kush do të kontribuojë më shumë, për mos largimin e Edi Ramës nga kreu i PS-ës. Në mënyrë publike, por edhe duke punuar “nën rrogoz”, me strukturat, Dade, Leskaj e Dokle, po përçojnë teorinë e mos largimit të Edi Ramës nga posti i kryetarit të PS-ës.
Jashtë kësaj gare, nuk ka ngelur as Rudina Seseri, e cila, megjithëse pa asnjë përvojë parlamentare, duket se është më afër postit të nënkryetares së parlamentit. Jo vetëm kaq, por Seseri edhe pse nuk ka asnjë lidhej me PS-ën dhe anëtarësinë e saj, sepse vetë ende nuk është bërë anëtare e kësaj partie, nuk ka reshtu këto ditë të shpërndajë receta mediatike, për mos largimin e Edi Ramës nga kreu i PS-ës, receta të denja për konkurrim me anëtarësinë e degës së PS-ës së Selanikut...
...