E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Kemi porositur 10 mijë doza tamiflu

Ministrja e Shëndetësisë, deklaroi gjatë inspektimit në aeroportit “Nënë Tereza” se janë porpositur 10 mijë doza tamiflu, për të përballuar përhapjen e virusit A/H1N1. Godo pranoi se rreth 1000 doza tamiflu janë të skaduara. 

TIRANE- 10 mijë doza tamiflu janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë për të përballuar një përhapje më të madhe të virusit A/H1N1. Kështu deklaroi ministrja e shëndetësisë, Anila Godo gjatë një inspektimi në aeroportin “Nënë Tereza”, për masat e marra për mbrotjen nga virusi A/H1N1.
Ministria pranoi gjithashtu se janë rreth 1000 doza tamiflu të skaduara, por që sipas specialsitëve të Organizatës Botësore të Shëndetësisë kanë efekt edhe një vit pas datës së skadencës.

"Ka një sasi Tamifluje, prej rreth 1 mijë doza, që plotëson datën e skadimit, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kompanisë prodhuese, nëse është e ruajtuar në kushte të mira, të domosdoshme që medikamenti të mos skadojë, mund të përdoret dhe një vit më pas" sqaroi Godo. 

Ministrja Godo kërkoi shtimin e masave ndërgjegjësimin e pasagjerëve për t’u mbrojtur nga virusi i gripit të derrave.
"Një udhëtar që vjen në vend, nëpërmjet aeroportit, menjëherë informohet dhe sensibilizohet nga posterat e vendosur sesi duhet të sillet nëse e ndjen veten të sëmurë me grip", tha ministrja e Shëndetësisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›