E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, varfëria ekstreme, vetëvritet me fotoksinë 47 vjeçari

Një 47- vjeçar nga ka vrarë veten duke konsumuar lëndën helmuese të fotoksinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, ku  47- vjeçari Agim Roda, duke përfituar nga vetmia në banesë, si dhe i gjendur në kushte depresioni ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fotoksinë, duke i dhënë fund jetës së tij. Roda banonte në lagjen Kastriot të Fushë Krujës dhe sipas dëshmive të të afërmve të tij familja e tij banonte në kushte ekstreme varfërie gjë që e kishte rënduar shumë gjendjen psikologjike të 47- vjeçarit, i cili në një moment të caktuar nuk ka duruar më këtë situatë dhe i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Ngjarja është konstatuar me tre orë vonesë nga familjarët, të cilët e kanë gjetur njeriun e tyre pothuajse pa jetë, duke iu drejtuar Spitalit rajonal të Krujës, e më pas ia janë drejtuar spitalit Ushtarak Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej. Megjithë ndihmën e shpejtë të mjekëve, 47- vjeçari Agim Roda, ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve, 47- vjeçari  kishte disa kohë që shfaqte dobësi mendore, dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike, që mendohet të jetë dhe shkaku kryesor i vetëflijimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka marrë në pyetje familjarët si dhe personat që e kanë gjetur gjysmë të pajetë. Nga dëshmitë marra grupi hetimor i policisë së Fushë-Krujës, arriti në përfundim se shkak i vetëflijimit, mendohet të ketë qenë varfëria dhe niveli i ulet ekonomik. Mjekët kanë pohuar se terapia që i është nënshtruar 47- vjeçari ka qenë intensive, por megjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore, doza e helmit që ai kishte marrë ishte shumë e madhe kështu që 47- vjeçari nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›