E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, të verbrit paralajmërojnë protestë

Dega e të verbërve të Shkodrës ka bërë një tubim paqësor përpara Prefekturës dhe kërkesa e tyre ka qenë punësim, edukim dhe strehim dhe në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre deklaruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie. Ne jemi mbledhur këtu nga mos përfillja dhe heshtja e qeverisë dhe është hera e parë që nga viti 1991 që protestojmë. Ministria e Punës ka shkelur të drejtat tona duke mos bërë indeksimin e pagave që nga shtatori i viti 2005-së dhe duke i reduktuar ato nga 108 mijë në 87 mijë lekë, ka thënë kreu i shoqatës së të verbërve, Zef Fushaj, duke shtuar se ne luftuam dhe hartuam ato ligje që duhet të zbatohen dhe nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveç se zbatimin e ligjit kanë deklaruar pjesëmarrësit në tubimin e të verbërve. Parullat e hedhura ishin të ndryshme dhe njëra prej tyre deklaronte: Qeveri nuk je qa e varfër sa të kursesh nga ne. Të verbrit të mbështetur nga shoqata e tyre i kujtuan qeverisë që të zbatonte kërkesat e tyre dhe në rast të kundërt ato do të përshkallëzonin protestën deri në grevë urie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›