E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejkersat fitore te veshtire ndaj Bostonit Nju Jorku u mposht nga Filadelfia

Ishte një ndeshje jo e lehtë për “Liqenorët” në NBA-n amerikan. Në “Stejpëlls Sentër” të Los Anxhelosit, vendasit mbetën 5 pikë prapa kur kishin mbetur më pak se 3 minuta deri në përfundim, por pikërisht aty Kobi Brajant tha “mjaft”. Ylli më i madh i sotëm i koshit, bashkë me shokun e tij Bajnum, shënuan nga 4 pikë duke i dhënë Lejkërsave fitoren 97-94 ndaj Bostonit, rivalit të madh të përjetshëm.
Brajant nuk bëri “kërdinë”, veçse shënoi mjaftueshëm 26 pikë duke dhënë edhe 7 asistë. Bajnum kapi 14 topa në tabela. Për Sëlltiksët, më i miri ishte Rejxhën Rondo me 24 pikë dhe 10 asistë, ndërsa Kevin Garnet kapi 11 topa në tabela.
Në “Medison Skuer Garden”, Nju Jorku humbi sërish, këtë radhë 106-94 ndaj miqve nga Filadelfia. Për Siksërsat, më i miri ishte Lu Uilliams me 28 pikë, ndërsa Ivan Tërner shënoi 24 pikë dhe kapi 15 topa në tabela.
Nju Jorku humbi ndeshjen e pestë radhazi dhe nuk u ndihmua dot nga 22 pikët e Karmelo Entonit, 12 topat e kapur në tabelë nga Çendlër dhe 14 pikët dhe 7 asistët e Xheremi Linit.
Në 8 ndeshje të mbrëmjes së të dielës, u arritën 5 fitore të miqve. Miluoki fitoi në Toronto 105-99, Memfis ia doli në Denver 94-91, Atlanta mposhti Sakramenton 106-99 dhe Golden Stejt fitoi në fushën e Klipersave në Los Anxhelos, 97-93. Përvëeç, Lejkërsave, në shtëpi fituan edhe Orlando me Indianën 107-94 dhe Klivlendi me Hjustonin 118-107.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›