E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i OMONIA-s kundër Bollanos për regjistrimin

Korçë Ish-kreu i ‘Omonia’-s në Korçë kundër Bollanos, i kërkon shtetasve shqiptarë të vetëdeklarohen grekë. Gjatë të mërkurës ish-drejtuesi i organizatës së minoritetit grek në Korçë, Naum Disho, ka reaguar ashpër duke dalë kundër deklaratave të Vasil Bollanos për çështjen e regjistrimit të popullsisë. Sipas tij, Bollano vendosi që brenda një nate të shkatërronte minoritetin grek të Shqipërisë për qëllime të caktuara. “Duhet të distancohemi menjëherë nga Ballono. Për ne nuk ishte aspak një surprizë kur Bollano brenda një nate vendosi të shkatërrojë minoritetin e tij grek të Shqipërisë, i cili gjithë këto vite shumë pak ka ofruar për të. Ky zotëri akoma s’e ka kuptuar se helenizimi po punon këtu e shumë kohë përpara, ndërsa për këtë moment ai është i ftuar të japë kontributin e tij në histori për çështjen tonë. Pretekstet për papërputhshmëri të ligjit rreth regjistrimit, të cilat në praktikë kanë shumë pak rëndësi, përpiqet duke krijuar kaos dhe rrëmujë. Lojën e kujt luajnë? Kë duan të mashtrojnë? Ku pretendojnë se do bëjnë regjistrimin e tyre? Edhe nëse kjo gjë do të ishte e mundur të bëhej, cili zyrtar do të pranonte rezultatin? Ftojmë minoritetin etnik grek jo vetëm në Korçë, por në gjithë Shqipërinë, të marrë pjesë në regjistrim dhe të deklarojë pa frikë dhe pa u menduar gjatë, origjinën e tyre greke, një veprim që duhet ta bëjnë se është shumë i rëndësishëm për ta”, ka deklaruar Naum Disho. Gjithashtu në deklaratën e papritur të Dishos, që e ka bërë publike për mediat, i vihet një rëndësi e posaçme regjistrimit të popullsisë dhe vetëdeklarimit që, siç është shprehur ai, të komunitetit grek në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë atij në Korçë. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›