E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja shqiptare fiton betejën me Kanadanë

TORONTO- Një familje shqiptare fiton betejën ligjore me Kanadanë e cila firmosi deportimin e saj në Shqipëri 2 vjet më parë. Gjykata Federale  urdhëroi rikthimin në Kanada të familjes së Arjan Tabajt.

Familja pritet ti bashkohet mbëshetësve të saj në këtë betejë ligjor sot pasdite, në aeroportin ndërkombëtar të Torontos.

“Në qershor të 2009, Arjan Tabaj së bashku me bashkëshorten e tij Anilda, vajzën dhe dy djem binjakë u deportuan dhe u detyruan të kalonin dy vite të fshehur dhe me frikën se mos i preket siguria.”- shkruan sot në faqen online një e përditshme kanadeze.

Në një deklaratë për shtyp, Partia Liberale deklaronte se Tabaj ka arritur ti mbijetojë një tentative vrasjeje gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, dhe aktualisht është gjysmë i paralizuar.

Vendimi i Gjykatës urdhëron qeverinë të pajisë familjen shqiptare me dokumentet për leje të përkohshme dhe viza për të lehtësuar kthimin e menjëhershëm, shëndosh e mirë të familjes Tabaj në Kanada.

Familja shqiptare ishte vendosur në Kanada që prej 1999. Me pas Arjan Tabaj u ndalua nga agjentët e Zyrës së Emigracionit dhe autoritetet nisë procedurat për deportimin e tij dhe të familjes, pavarësisht apeleve të kryefamiljarit se jeta e tij ishte në rrezik.  I kthyer në vitin 2000 në Shqipëri,Arjan Tabaj u bë viktimë e një tentativë vrasjeje ku mbeti i vrarë shoku i tij dhe kunati. Në këtë atentat ai humbi këmbën e tij të majtë, ndërsa krahu i majtë u paralizua.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›