Gjoba, shtyhet gjyqi ILDKP-Prifti
TIRANE-Eshte shtyre sot ne Gjykaten e Larte procesi gjyqesor mes Dritan Prifti dhe ILDKP per ceshtjen e gjobes 3 milioneshe qe ILDKP ka vendosur ndaj ish-ministrit te ekonomise.
Shkak per shtyrjen e seances ishte mungesa e relatores, Mirela Canaj e cila justifikoi mungesen per arsye shendetesore.
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Dritan Prifti me anë të një padie në gjykatë, ka kërkuar anulimin e gjobës prej 300 mijë lekë të reja, të vendosur ndaj tij me akuzën e konfliktit të interesit në emërimet që ka bërë në dikasterin e drejtuar prej tij.
Ne vitin 2010 Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasi verifikoi pretendimet e ngritura në media mbi pasurinë e ish-Ministrit dhe emërimin e administratorit të kompanisë Fortis në administratën e Ministrisë, vendosi gjobitjen e tij me 3 milionë lekë. Behej fjale per emerimin e Rasim Hamzarajn, si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së OST-së, edhe pse ai konsiderohej person i besuar sipas ILDKP-së, pasi Hamzaraj kishte në administrim kapitalet e bashkëshortes ish-ministrit Prifti, pak ditë para emërimit të tij si ministër.
Por, ne padinë e Priftit thuhet se ai ka hequr dorë nga pronësia në kompaninë Fortis e cila administrohej nga bashkëshortja e tij.
Prifti i ka kërkuar gjykatës anulimin e gjobës së vënë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ndaj tij. Nderkohe ish ministri Prifti e konsideron te dyshimte tendencioz dhe politik qendrimin e ILDKP.
(d.b/News24/BalkanWeb)