E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Do vazhdojmë politikat lehtësuese për biznesin

05-06-2013 / Gazeta 55

Tabaku dhe Mima, takime me biznesin fason

Kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku dhe Florion Mima kanë shprehur angazhimin e PD-së për të vijuar me politikat lehtësuese për biznesin në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të hapur vende të reja pune. Gjatë një takimi me biznesin fason, kandidatët e PD theksuan domosdoshmërinë e lehtësirave të mëtejshme të biznesit, me qëllim rritjen e punësimit. Nga ana e tyre, punonjësit ishin të kënaqur me vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e tatim-fitimin për pagat nën 30 mijë lek të reja. “Duke filluar nga ky muaj ju do të filloni të merrni 35 mijë lek më shumë vetëm si rezultat i heqjes së tatim fitimit”- u shpreh Jorida Tabaku.
Nga vendimi i qeverisë përfitojnë rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›