Ish-komandanti i RENEA-s, padi Prençit për një gjobë
Ish-shefi i repartit RENEA,padit në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe repartin nr.752 të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier. Bujar Ahmeti u gjobit nga Auditi i Brendshëm.
TIRANE- Ish-shefi i repartit RENEA padit në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bujar Ahmeti u kërkon togave të zeza të shfuqizojnë dy akte të nxjerra nga kryepolici i vendit dhe reparti nr.752 i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, sipas të cilëve ai duhet të paguajë një gjobë prej 200 mijë lekësh të reja, që i është vënë pas një kontrolli të Auditit. Çështja me nr.9143 e regjistruar në gjykatën e kryeqytetit më 15.05.2009, pritet të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme nga gjyqtarja Antonela Prendi. Ahmeti që ka drejtuar për një kohë të gjatë repartin RENEA, u largua nga ky institucion dy vite më parë për t’u transferuar në FNSH e Fierit. Njeriu që ishte përballur me dhjetëra herë me kriminelët më të rrezikshëm në vend, duke rrezikuar jetën e tij dhe të vartësve, duket se nuk do të ishte krejt i qetë as në këtë institucion. Pas një kontrolli të Auditit të Brendshëm, Ahmeti gjobitet me 200 mijë lekë gjobë, me argumentin se kishte shpërdoruar një sasi të konsiderueshme karburanti. Me argumentimin se nuk ka shkaktuar asnjë dëm, madje ka zbatuar detyrën konform ligjeve, ai ka zgjedhur të përballet me eprorët në rrugë gjyqësore. Përmes kërkesë-padisë civile, ish-komandanti i RENEA-s kërkon nga gjykata “shfuqizimin e akteve administrative; Urdherit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nr.212 datë 11.03.2009, Urdhrit të Repartit të FNSH Fier nr.120 datë 20.04.2009; Marrjen e masës së sigurimit të padisë; Pezullimin e ekzekutimit të zbatimit të dy urdhrave të mësipërm deri në përfundim të gjykimit”. Bujar Ahmeti, i cili ka qëndruar në krye të RENEA-s, ka finalizuar me sukses dhjetëra operacione për kapjen e personave të kërkuar për krime të rënda.
(GSH/BalkanWeb)