Fushë-Krujë, ndotja e lumit Zezë, kërcënim për banorët
Ndotja e lumit Zezë që kalon përmes qyetit të Fushë-Krujës është kthyer në rrezik për përhapjen e një epidemie të mundshme. Shkak për këtë janë bërë hedhja e mbeturinave urbane në shtartin e lumit.
FUSHE-KRUJE- Lumi Zezë që kalon përmes qyetit të Fushë-Krujës është kthyer në rrezik evident tek banorët, për përhapjen e ndonjë epidemie të mundshme. Dikur ky lumë ka qënë tërësisht i pastër dhe me mjaft gjallesa ujore që rriteshin në të. Por sot realiteti flet ndryshe pasi pamja e tij deklaron një situatë të rëndë për shkak të ndotjes së madhe në shtratin e lumit, i cili është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash urbane.
Banorët ankohen dhe për erën e rëndë që kundërmon prej këtyre mbeturinave, që në këto ditë të nxehta bëhet një kërcënim i vazhdueshëm për përhapjen e infeksioneve. Sipas banorëve kjo gjendje vazhdon prej kohësh, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
(e.n/News24/BalkanWeb)