Virusi A/H1N1, priten përgjigjet për 100 mostra
Dy të rinj nga Tirana, me virusi A janë shtruar në spitalin infektiv dhe po trajtohen me tamiflu, në pritje të përgjigjeve të analizave nga Rumania. Nga laboratori i Bukureshtit priten brenda kësaj jave përgjigjet për 100 mostra.
TIRANE- Dy të rinj me virusi A janë shtruar në spitalin infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ndërsa pritet përgjigjia e analizave nga Rumania për prekjen e tyre me virusin A/H1N1. Ata i janë nënshtruar trajtimit me tamiflu dhe janë vendosur në dhoma të vecanta për personat e prekur me virusin e gripit të derrit. Mjekët shpjegojnë se pas 3 ditësh mjekimi në spital, gjendja e dy të rinjve nga Tirana është stabilizuar.
“Në spitalin tonë janë tre dhoma të tilla me 6 shtretër dhe ne kemi aktualisht dy të shtruar, të cilët janë me grip të konfirmuar me virusin A dhe ne presim përgjigjet e analizave për virusin H1N1 por ata po marrin trajtim me tamiflu. Njëri ka tre ditë i shtruar ndërsa tjetri 4, të dy janë nën kontrroll dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pas fillimit të trajimit me tamiflu ” shprehet mjeku infeksionist, Pëllum Pipero.
Ndërkohë brenda kësaj jave priten përgjigjet e analizave nga laboratori i Bukureshtit për 100 mostra të dërguara, ndërsa numri i rasteve të dyshuara me virusin A/H1N1 është shumë më i madh.
“Mostra të dyshuara janë mbi 400, ndërkohë që 100 janë cuar në laboratoret e Rumanisë dhe ne presim brenda kësaj jave të vijnë konfirmimet e tjera” theksoi Pipero.
Rastet me virusin A/H1N1 pritet të shtohen gjatë këtij muaji me mbërritjen edhe të gripit sezonal. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit të zakonshëm, sapo vaksina të dalë në farmaci. Kujdes të vecantë duhet të tregojnë fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
(e.n/News24/BalkanWeb)