Durrës/ Kapet 3.7 kilogram heroinë, 2 në pranga
Efektivët e antidrogës në policinë e Durrësit sekuestruan 3.7 kilogram heroinë dhe kanë vënë në pranga 2 persona.
Operacioni i zhvilluar në orët e vona të mbrëmjen u finalizua me arrestimin e 58 vjeçarit Maliq Qibraj, nga Patosi , si dhe Idriz Manejt nga Shkodra.
Droga ishte e amballazhuar në 6 pako te vogla, u gjet në automjetin me targa te Fierit 50 92 C.
Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mendohet të kenë lidhje me këtë trafik kombëtar të lëndëve narkotike.