Vllaznia apelon gjykimin në Kupë
Vllaznia merr rrugën drejt
FSHF-së për të apeluar
gjykimin e dobët në
ndeshjen e parë të çerekfi nales
së Kupës së Shqipërisë ndaj
Dinamos. Shkodranët tashmë
e kanë identifi kuar fajtorin për
humbjen e tyre 1-2 të mërkurën:
ai është gjyqtari Tanush Latifi.
Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga
takimi i së mërkurës Vllaznia-
Dinamo, drejtuesit e Vllaznisë
vazhdojnë të ankohen për atë
gjykim, të cilësuar skandaloz.
Madje, ata aludojnë se gjyqtari
ka ndihmuar dukshëm dhe në
mënyrë të qëllimshme rivalët
kryeqytetas. Në shënjestrën e tyre
është treshja e gjyqtarëve, Latifi
së bashku me dy ndihmesat e
tij, Lame dhe Elezi. Gjatë ditës së
djeshme, krerët e klubit shkodran
kanë nxituar nëpër televizionet
lokale dhe ato kombëtare për të
siguruar pamjet e këtij takimi. Pasi
janë siguruar pamjet, drejtuesit
e Vllaznisë i kanë analizuar
me kujdes detaj për detaj të
gjitha rastet e dyshueshme.
Sipas tyre, dukej shumë qartë
se, në rastin e golit të parë të
dinamovitëve, Sefa e devijoi
topin drejt rrjetës me dorë dhe jo
me kokë. Gjithashtu, kuqeblutë
ngrenë pretendimet se u është
mohuar edhe një 11-metërsh,
pasi në minutën e 75-të, brenda
zonës kundërshtare, topi është
prekur dukshëm me dorë nga
një mbrojtës i saj. Arbitri ka
qenë shumë pranë, por nuk e ka
ndërpresë aksionin për të dhënë
penallti për shkodranët, por ka
lejuar avantazhin e lojës. Gjatë
vëzhgimit të pamjeve filmike
është vërejtur gjithashtu se, dy
futbollistë të Dinamos duhej të
ishin ndëshkuar me kartonë të
kuq për ndërhyrje nga mbrapa,
ndërkohë që më parë ishin të
ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Të gjitha këto raste fl agrante kanë
detyruar drejtuesit e Vllaznisë të
apelojnë gjykimin skandaloz të
kësaj ndeshjeje pranë organeve
kompetente në FSHF. Ata janë
të sigurt se rezultati i takimit
nuk mund të kthehet, por e
ndiejnë ta bëjnë këtë apelim
për t‘u vënë fre gjykimeve të
tilla, të cilat dëmtojnë futbollin.
Kërkesa e tyre është për dënim
kapital të gjyqtarit Latifi dhe
ndihmësve të tij, Lame dhe Elezi,
gjithnjë sipas rregullores. Por ky
nuk është mendimi i vetëm që
bluhet në kokën e shkodranëve.
Pasi e kanë komplikuar së
tepërmi kualifikimin për në
gjysmëfi nalen e Kupës, atyre u
duhet të përqendrohen tashmë
te kampionati. Pas oscilacioneve
të fundit, kuqeblutë kërkojnë
mbështetjen e tifozerisë të tyre
në rrugën drejt fi timit të titullit.
Pikërisht në këtë linjë, për
ndeshjen me Teutën të shtunën,
klubi ka vënë në dispozicion
të tifozëve 10 autobusë dhe
njëkohësisht garanton hyrjen
falas në stadiumin "Niko Dovana".
Kjo ndeshje konsiderohet si
përcaktuese për ecurinë e
Vllaznisë, e cila, me një fitore,
synon të shpallet edhe kampione
e fazës së dytë.
FSHF-së për të apeluar
gjykimin e dobët në
ndeshjen e parë të çerekfi nales
së Kupës së Shqipërisë ndaj
Dinamos. Shkodranët tashmë
e kanë identifi kuar fajtorin për
humbjen e tyre 1-2 të mërkurën:
ai është gjyqtari Tanush Latifi.
Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga
takimi i së mërkurës Vllaznia-
Dinamo, drejtuesit e Vllaznisë
vazhdojnë të ankohen për atë
gjykim, të cilësuar skandaloz.
Madje, ata aludojnë se gjyqtari
ka ndihmuar dukshëm dhe në
mënyrë të qëllimshme rivalët
kryeqytetas. Në shënjestrën e tyre
është treshja e gjyqtarëve, Latifi
së bashku me dy ndihmesat e
tij, Lame dhe Elezi. Gjatë ditës së
djeshme, krerët e klubit shkodran
kanë nxituar nëpër televizionet
lokale dhe ato kombëtare për të
siguruar pamjet e këtij takimi. Pasi
janë siguruar pamjet, drejtuesit
e Vllaznisë i kanë analizuar
me kujdes detaj për detaj të
gjitha rastet e dyshueshme.
Sipas tyre, dukej shumë qartë
se, në rastin e golit të parë të
dinamovitëve, Sefa e devijoi
topin drejt rrjetës me dorë dhe jo
me kokë. Gjithashtu, kuqeblutë
ngrenë pretendimet se u është
mohuar edhe një 11-metërsh,
pasi në minutën e 75-të, brenda
zonës kundërshtare, topi është
prekur dukshëm me dorë nga
një mbrojtës i saj. Arbitri ka
qenë shumë pranë, por nuk e ka
ndërpresë aksionin për të dhënë
penallti për shkodranët, por ka
lejuar avantazhin e lojës. Gjatë
vëzhgimit të pamjeve filmike
është vërejtur gjithashtu se, dy
futbollistë të Dinamos duhej të
ishin ndëshkuar me kartonë të
kuq për ndërhyrje nga mbrapa,
ndërkohë që më parë ishin të
ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Të gjitha këto raste fl agrante kanë
detyruar drejtuesit e Vllaznisë të
apelojnë gjykimin skandaloz të
kësaj ndeshjeje pranë organeve
kompetente në FSHF. Ata janë
të sigurt se rezultati i takimit
nuk mund të kthehet, por e
ndiejnë ta bëjnë këtë apelim
për t‘u vënë fre gjykimeve të
tilla, të cilat dëmtojnë futbollin.
Kërkesa e tyre është për dënim
kapital të gjyqtarit Latifi dhe
ndihmësve të tij, Lame dhe Elezi,
gjithnjë sipas rregullores. Por ky
nuk është mendimi i vetëm që
bluhet në kokën e shkodranëve.
Pasi e kanë komplikuar së
tepërmi kualifikimin për në
gjysmëfi nalen e Kupës, atyre u
duhet të përqendrohen tashmë
te kampionati. Pas oscilacioneve
të fundit, kuqeblutë kërkojnë
mbështetjen e tifozerisë të tyre
në rrugën drejt fi timit të titullit.
Pikërisht në këtë linjë, për
ndeshjen me Teutën të shtunën,
klubi ka vënë në dispozicion
të tifozëve 10 autobusë dhe
njëkohësisht garanton hyrjen
falas në stadiumin "Niko Dovana".
Kjo ndeshje konsiderohet si
përcaktuese për ecurinë e
Vllaznisë, e cila, me një fitore,
synon të shpallet edhe kampione
e fazës së dytë.