Rrëshen-Kalimash, shembet dheu në tunel, plagoset minatori
Një minator shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një rrëshkitje dheu në një prej tuneleve të aksit Rrëshën Kalimash. Burimet konfirmojnë se minatori 60 vjeçar Zef Kasa, është zënë poshtë nga një masiv dheu dhe ka mbetur i bllokuar për 40 minuta. Sipas të njëjtave burime babai i 9 fëmijëve me profesion minator po punonte në tunelin e Thirrës për te vendosur një sasi lënde plasëse. 60 vjeçari ka marrë plagë të rënda si pasojë e shembjes dhe është dërguar për mjekim në një spital turk.