E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadri Xhulaj, sot në ring kundër Xhanluka Çimas

Kadri Xhulaj ka shansin që sot (27
shkurt) në mbrëmje të fi tojë trofeun e
tij të parë në ringun profesionist. Boksieri
i lindur në Fier, që prej disa vitesh jeton
dhe stërvitet në Itali, do të ngjitet në
ringun e Romës, për të dueluar me
italianin Xhanluka Çima, në finalen e
Kupës së Italisë për peshën "crusiser".
Sfida ishte planifikuar të zhvillohej në
fund të vitit 2008, por për arsye teknike
organizatorët vendosën ta shtyjnë.
Përballja me tetë raunde, e cila do të
zhvillohet në "Palazzetto Polivalente
dell‘Acqua Acetosa", është pjesë e
një mbrëmjeje gala, në të cilën do të
përcaktohet edhe kampionin italian të
peshave të lehta ndërmjet Paskuale di
Silvios dhe Simone Kalifanos. 25-vjeçari
Xhulaj, i cili cilësohet si një prej boksierëve
profesionistë më shpresëdhënës të vendit
tonë, deri më tani ka katër fi tore (tre prej
të cilave me K.O.) dhe vetëm një humbje
me pikë. Ndërkohë, kundërshtari i tij, është
një emër mjaft i njohur përtej Adriatikut
në ringun e boksit amator. Edhe pse në
moshën 29-vjeçare, Çima ka debutuar
vetëm tetë muaj më parë si profesionist,
duke fi tuar sfi dën me "knoc-out" teknik në
raundin e parë. Rreth duelit me Xhulajn,
boksieri italian deklaroi: "Ndihem mirë
fi zikisht, edhe sepse përgatitjet kanë ecur
pa probleme. Xhulajn e njoh vetëm si emër.
Kam parë disa fragmente të dueleve të tij
në internet, por asnjëherë ndonjë duel të tij.
Sipas informacioneve, di që ka një goditje
të fuqishme dhe nuk do të jetë një përballje
e lehtë. Gjithsesi kam besim te forcat e
mia dhe me siguri që do të jetë një duel
interesant". Xhulaj është shqiptari i dytë
që do të konkurrojë në fi nalen e Kupës së
Italisë, trofe për të cilin në të kaluarën ka
konkurruar Suat Laze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›