E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Arsenali, jashtë luftës për titull

Çesk Fabregas pranoi se në këtë sezon Arsenali është
jashtë garës për titullin kampion në Premiership. Mesfushori
vazhdon të qëndrojë jashtë fushave, për shkak të
një dëmtimi në gju dhe beson se "topçinjtë" nuk kanë asnjë
shans për të thyer rivalitetin e Mançester Junajtid, apo Çelsit.
Spanjolli i cilësoi joreale shpresat e atyre tifozëve që mendojnë
se të besuarit e Venger ende mund ta fi tojnë trofeun.
"Në këto momente, ambicia për të fi tuar titullin do të ishte
e pabazuar", tha Fabregas. "Asnjëherë nuk i dihet se çfarë
mund të ndodhë, por nuk do të ishte diçka e zgjuar që të
mendonim për kreun e tabelës". Ai shtoi: "Detyra jonë në
pjesën e mbetur të sezonit është që të fi tojmë sa më shumë
ndeshje, në mënyrë që të mbajë hapin e kryesuesve dhe
pse jo, të përfi tojmë nga gabimet e tyre të mundshme".
Arsenali nuk humbet që prej fi llimit të dhjetorit 2008, por
ata kanë regjistruar vetëm barazime në tri sfi dat e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›