E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, te Kotbus deri në vitin 2011

Er v i n Sk e l a r i n ovon
kontratën me Energie
Kotbus. Pas bisedimeve të
shumta me drejtuesit e klubit,
mesfushori kuqezi gjeti gjuhën
e përbashkët dhe do të luajë
në këtë skuadër deri në vitin
2011. Në fakt, marrëveshja e
arritur mes palëve ndryshon
nga pretendimet fillestare të
32-vjeçarit: Skela kërkonte të
përfitonte 3 vjet kontratë, me
synimin për të mbyllur karrierën
në radhët e ekipit që lufton për
mbijetesë në elitën e futbollit
gjerman, madje ishte i gatshëm
të luante aty edhe në Bundesligën
II. Gjithsesi, në fund ai fi rmosi
vetëm për dy vjet dhe akordi
prishet automatikisht nëse
Kotbus bie nga kategoria.
Vlonjati u bashkua me këtë
skuadër në janar të vitit 2007, pas
aventurës së dështuar tek Askoli
në Serinë A italiane dhe prej atij
momenti është shndërruar në
një lojtar mjaft të rëndësishëm.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur
157 ndeshje në Bundesligë,
ndërkohë që numëron 19 gola
të realizuar: tetë prej të cilëve
me fanellën e Kotbus, duke
qenë vendimtar në mbijetesën e
sezonit të kaluar. "Me rinovimin
e kontratës, Energie Kotbus dhe
Ervin Skela konfi rmuan dëshirën
për të vazhduar bashkëpunimin
edhe në të ardhmen. Të dyja
palët kishin ambicie të njëjta
dhe kjo i lehtësoi së tepërmi
bisedimet", deklaroi menaxheri
i klubit, Shtefen Haidrish. "Jemi
të kënaqur për këtë arritje,
pasi na nevojitet eksperienca
e Skelës dhe e lojtarëve të tjerë
për të qëndruar në Bundesligë".
Firma në kontratë ka gëzuar
edhe lojtarin e kombëtares
shqiptare, që tashmë mund të
përqendrohet vetëm te futbolli
i luajtur në fushë. "E kam thënë
gjithmonë se ndihem shumë
mirë te Kotbus. Duke më rinovuar
kontratën, klubi më dha siguri
për të ardhmen dhe tani mund
të përqendrohem plotësisht te
lufta për mbijetesë", ishin fjalët
e para të Skelës. Momentalisht,
skuadra e drejtuar nga Bojan
Prasnikar renditet e 14-ta, por
ata kanë treguar një formë mjaft
të mirë, duke marrë 7 pikë në tri
ndeshjet e fundit. Kotbus kërkon
të vazhdojë ecurinë pozitive
edhe gjatë kësaj fundjave, ku do
të luajnë në fushën e Bokum. Për
Skelën, mënyra më e mirë për t‘u
përballur me këtë sfi dë delikate
është mentaliteti sulmues. "Edhe
Bokum ashtu si ne rrezikojnë të
bien nga kategoria. Ndodhemi
në të njëjtën situatë dhe natyrisht
që do të kërkojmë t‘i marrim
pikë rivalëve direkt. Edhe të
shtunën duhet të luajmë në
mënyrë sulmuese, të vetëdijshëm
në potencialin tonë, theksoi
shqiptari. Ky takim ka specifi kë
të ndryshme nga ai që fituam
kundër Verderit, por kam besim
se trajneri do të ketë orientimet
e duhura, që të fi tojmë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›