E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi sot në Turqi me ftesë të homologut Gyl

Presidenti Topi udhëton sot drejt Turqisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut turk Abdulla Gyl. Në axhendën e takimeve përfshihen pritjet nga krerët e lartë të shtetit turk dhe takimet me biznesmenë turq dhe shqiptarë. 

TIRANE- Presidenti i vendit tonë Topi do të vizitojë sot Turqinë, në krye të një delegacioni zyrtar që do të qëndrojë në këtë vend në datat 26 dhe 27 nëntor. Vizita e presidentit shqiptar bëhet me ftesë të homologut të tij turk Abdulla Gyl
Në ditën e parë të vizitës, Kryetari i Shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Taip Erdoan, me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk.
Në axhendën e Kryetarit të Shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›