Durrës-Kukës, Basha sot në prokurori

Avokati i tij, Zef Nikaj, konfirmoi se sot në orën 14:00, do të paraqitet në prokurori në shenjë respekti ndaj institucionit kushtetues të shtetit shqiptar.
"Jam konsultuar me klientin tim, Lulzim Basha, (i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye pune) për paraqitjen tonë në
prokurori si shenjë respekti ndaj organeve kushtetuese. Kam marrë konfirmimin se vetë z. Basha do të shkojë në prokurori. Natyrisht do të njihemi me pretendimet e rupit të hetimit dhe më pas do të vendosim për nismat tona ligjore", deklaroi avokati.
Ai saktësoi se pas njohjes me aktakuzën, sot do të kryejnë një padi për kundërshtimin e prokurorisë. Mësohet se padia mund të realizohet në Gjykatën e Lartë, e cila është gjykata kompetente për hetimin gjyqësor të deputetëve.