E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakomeja, burg për kater krerët e protestës

Gjykata le ne burg pa afat drejtuesit e protestes ne fshatin Nivice. Ndaj Klemend Baxherit, kryeplak i fshatit Nivicë, Thanas Vitos, inspektor i inspektoratit ndërtimor, Sokol Mungulit dhe Nevil Papagjikes, banorë, eshte dhene masa e sigurise arrest me burg.

Katër të ndaluarit janë mbrojtur vetë, duke mos pranuar asnjë akuzë dhe duke pretenduar se janë të pafajshëm dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

Ndaj tyre kanë mbetur vetem akuzat "kundërshtim me dhunë i forcave të policisë" dhe "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", ndërkohë që janë rrëzuar akuzat për "vjedhje" dhe "fyerje për shkak të detyrës".

Katër presonat konsiderohen organizatorë të protestave të banorëve të fshatit Nivicë, të cilët prej tre javësh mbajnë të bllokuar rrugën që të con në Gjirin e Kakomesë.
 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›