E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës, Bechtel Enka: Autostrada do dorëzohet në afat

Lajmi ritransmetohet
me foto

Tiranë, 28 janar NOA Update Ministria e
Transporteve ka deklaruar sot se punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të
përcaktuara nga DPR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit dhe se vepra do të dorëzohet
brenda afateve të përcaktuara nga qeveria.

Momentalisht në tunel punojnë 10 ekipe me një
numër total prej 200 punëtorësh. Puna vazhdon paralelisht në të dy tubat e
tunelit, ditën dhe natën, - tha për agjencinë NOA, Ela Ruci, zëdhënëse e
Bechtel Enka.

Pas shembjes së dheut të ndodhur më 5 nëntor
2009 është implementuar stabilizimi punimeve në të dy tunelet në të gjithë
zonën ku ka pasur problem gjeologjike dhe zona të cilësisë së dobët shkëmbore
thuhej në njoftim.

Dizenjimi i rishikuar parashikon që izolimi
primar i zonave të pa betonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të
bëhet përmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri.

Izolimi përfundimtar sipas dizenjimit të
rishikuar parashikon riforcim me 500mm beton. Për ti minimizuar lëvizjet dhe
për të siguruar stabilitet unaza e tunelit është mbyllur në një seksion prej
12m para se të avancohet në seksionet e tjera, - deklaroi Ruci duke theksuar
se këto punime kanë kontrolluar me sukses punimet në tunel.

k.k/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›