Klosi: Bojkoti dhe protestat popullore të PS nuk do ndërpriten nëse nuk hapen kutitë

Tiranë, 28 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar sot para mediave se mazhoranca po shënon
precedentin më të shëmtuar pasi kanë kaluar 7 muaj nga zgjedhjet e 28 qershorit
dhe ende nuk ka bërë transparencën e kërkuar nga opozita.
Sot data 28 Janar plot 7 muaj nga zgjedhjet e
28 Qershorit, kohë gjatë të cilës maxhoranca e ka shpenzuar me bilanc zero për
ti dhënë përgjigje kërkesës tonë të vazhdueshme për transparencë të plotë e të
pakushtëzuar të zgjedhjeve.
Në krye të këtyre 7 muajve, vendi është i
përmbytur në një krizë të pashembullt politike, institucionale, demokratike dhe
mungesa e shtetit ligjor.
I kujtojmë Sali Berishës dhe maxhorancës, se
në krye të 7 muajve, po shënon precedentin më të shëmtuar, si i vetmi vend ku
opozita kërkon transparencë për zgjedhjet dhe qeveria fsheh qëllimisht të
vërtetën.
I kujtojmë Sali Berishës se për shkak të
krizave të shkaktuar prej tij, reformat thelbësore kanë mbetur ne vend, ashtu
siç është bllokuar edhe procesi i integrimit evropian dhe i liberalizimit të
vizave për të njëjtin shkak tha Klosi.
Sipas tij, në krye të këtyre 7 muajve, mbushur
me sulm e diversion ndaj opozitës, i kujtojmë Sali Berishës se deri në momentin
që ai për një herë të vetme në karrierën e tij politike, do të bëhet Burrë Shteti
e do të bindet se duhet ti hapë rrugë hetimit të plotë e të pakushtëzuar të
zgjedhjeve të 28 Qershorit, bojkoti dhe protestat popullore të Partisë
Socialiste nuk do ndërpriten për asnjë çast, ashtu sikurse nuk do të ndërpritet
mandati i askujt prej deputetëve të
saj.
k.k/NOA