Durrës-Kukës, aksidentohen katër punëtorë në tunelin e Kalimashit

Një aksident me pasojë plagosjen e katër punetorëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në tunelin e Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës. Sipas informacioneve të fundit, një masë e madhe dheu ka zënë poshtë punëtorët e firmës Bektel Enka ku janë plagosur një punëtor shqiptar dhe tre turq. Ylber Bytyci 42-vjeç është dërguar me urgjencë në spital në rrezik për jetën, ndërsa nuk ka patur probleme të rënda për tre punetorët turq. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Prizrenit ku po marrin kurimin e mjekëve.