Digjet aksidentalisht kisha e Nartës e vitit 1808
29/12/2008 Zjarri, nga ndonjë qiri i ndezur
VLORE- Digjet Kisha e Nartës. Në kohën që kisha ka qenë mbyllur rreth orës 11 të pasdites nga çatia e saj ka dalë shtëllunga tymi. Menjëherë banorë të Nartës kanë hapur derën e kishës me forcë dhe më pas kanë parë se kisha në brendësi të saj ka qenë e përfshirë në flakë. Menjëherë banorët kanë njoftuar repartin e zjarrfikëses e më pas banorët kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore. Pas disa minutash reparti i fikjes së zjarrit ka mbërritur dhe menjëherë ka filluar punën për fikjen e zjarrit çka është bërë e mundur brenda një ore.
Si pasoji e flakëve është djegur nga brenda e gjithë kisha si dhe 90% e ikonave dhe gjithçkaje që kishte në kishë ku vetëm një shandan kushton 800 euro. Sipas priftërinjve, dëmi është shumë i madh, i pallogaritshëm, për momentin e gjithë kisha ka dalë jashtë përdorimit nga brenda muret, tavani, ikonat dhe gjithçka e vlefshme në këtë kishë. Po sipas banorëve dhe priftërinjve, shkaku i zjarrit mendohet për momentin se ka qenë linja e qirinjve ndezur në kosha ku hidhen qirinjtë. Dyshohet se ndonjë prej qirinjve do të jetë lënë ndezur ose është ndezur nga nxehtësia.