Tragjedia e Gjirokastrës, lirohet konstruktori i firmës
28/02/2009 Prokuroria nuk gjeti prova që mbështesnin akuzën ndaj Luan Bufit
GJIROKASTËR - Prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar dje çështjen hetimore në ngarkim të konstruktorin e firmës “Arti” sh.p.k., Luan Bufi, 59 vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Gjirokastër, i cili u arrestua së bashku me nëntë persona të tjerë të dyshuar si përgjegjës për rrëzimin e pallatit shtatëkatësh në lagjen “11 Janari” mesditën e 9 nëntorit. Burime zyrtare nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, thanë se, Luan Bufi është lënë i lirë nga akuza e ngritur nga Prokuroria një ditë pas tragjedisë “shkelja e rregullave në punë”, pasi ndaj tij nuk u arrit të argumentohej kjo vepër penale. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari" u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë ndaluar dhjetë persona, nga këta dy shtetas iu është pushuar çështja, dy të tjerë po gjykohen në gjendje të lirë dhe dy tjetër do të gjykohet në “arrest shtëpie”. Në këtë tragjedi vdiqën tre shtetase, ndër të cilat dhe një vajzë e vogël. Shkak ishte gërmimi i një firmë përbri pallati që u shemb, çka me sa duket ka prekur në themelet e këtij të fundit. Shumë familje mbetën pa strehë, ndërsa u është premtuar se do u ngrihet një pallat tjetër.