“Durrës-Kukës”, gjykata rrëzon dy herë Prokurorinë e Përgjithshme
Gjykata e Tiranës rrëzon dy herë brenda një seance Prokurorinë e Përgjithshme. Fillimisht ka rrëzuar kërkesën e prokurorit Arben Kraja, që e konsideroi si jokompetente këtë gjykatë për të shqyrtuar kërkesën e dy ankuesve, Armand Teliti dhe Andi Toma, për ta vijuar këtë me një tjetër vendim në disfavor të akuzës, pranimin e kërkesës së ankuesve dhe urdhërimin për ndërprerje të hetimeve të mëtejshme, duke shfuqizuar kërkesën për shtyrje edhe 1 muaj të hetimeve. Vendimi është marrë dje nga gjyqtari Sokol Tona, i cili pasi rrëzoi kërkesën e parë të prokurorit, mori provat në administrim dhe dëgjoi palët me pretendimet e tyre, vendosi pranimin e kërkesës së Tomës e Telitit për ndërprerjen e hetimeve dhe sjelljen sa më parë të dosjes për gjykim. Pas këtij vendimi, reagoi për mediat prokurori Kraja, i cili u shpreh se vendimi do të ankimohet dhe hetimet do vijojnë më tej, për të përmbyllur hapat që do të ndiqeshin gjatë këtij muaji deri më 6 dhjetor. Ndërsa dy të pandehurit, të cilët dolën fitues në përballjen e parë me Prokurorinë, u shprehën të kënaqur për vendimin e gjykatës dhe deklaruan se nuk kanë frikë në përballjen e dytë me organin e akuzës.
Vendimi
Gjyqtari Sokol Tona, pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatit dhe dy kërkuesve lidhur me kërkesën e prokurorit Kraja, vendosi të rrëzojë pretendimin e akuzës se kjo gjykatë nuk është kompetente për ta gjykuar këtë kërkesë. Por, para se të jepte këtë vendim, gjyqtari pyeti prokurorin nëse e kishte marrë të pandehur deputetin Lulzim Basha. Prokurori Kraja u shpreh se Basha nuk është i pandehur, por vetëm person nën hetim, çka solli edhe rrëzimin e pretendimit të tij se procedimet janë të lidhura dhe këta dy të pandehur duhet të përballen me prokurorinë për kundërshtimin e zgjatjes së afateve në Gjykatën e Lartë. Pasi rrëzoi për herë të parë organin e akuzës, gjyqtari nisi të merrte në administrim provat e paraqitura nga të dyja palët. Ankuesit kërkuan pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit për shtyrje edhe një muaj të afateve hetimore, ndërsa prokurori kërkoi një muaj kohë me premtimin se brenda datës 6 dhjetor çështjen do ta sillte në gjykatë për gjykim. Pretendimin e tij, prokurori e argumentoi me faktin se pas marrjes në dorë të aktit të ekspertit nga tre ekspertët për rrugën Durrës-Kukës, ai do kohë për të kryer disa veprime hetimore me të pandehurit e tjerë në këtë çështje, si dhe personin në hetim, ministrin Basha, i cili nuk mund të thirret në çdo moment në prokurori, për shkak të impenjimeve të shumta për shkak të funksionit të tij. Toma e Teliti u shprehën se nuk e njohin fare rezultatin e ekspertimit dhe se duan që çështja e tyre të vijë sa më shpejt për gjykim dhe të mos zvarritet më. Sipas Telitit, kjo çështje ka një konotacion të pastër politik, por pa përmendur se kush është i interesuar për akuzën ndaj tyre. Pasi dëgjoi dy palët, për 30 minuta gjyqtari Tona u tërhoq për shpalljen e vendimit, duke u kthyer në sallë dhe duke deklaruar se “pranohet kërkesa e ankuesve Toma e Teliti për përfundim të hetimeve, si dhe shfuqizimi i vendimit të akuzës për zgjatje edhe një muaj të procesit hetimor”. Andi Toma e Armand Teliti akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që mohojnë kategorikisht akuzën dhe e quajnë tërësisht me tendenca politike.
Detaje
Prokurori kërkoi një muaj kohë, me premtimin se brenda datës 6 dhjetor çështjen do ta sillte në gjykatë për gjykim, pasi duhet të kryejë edhe disa veprime të tjera hetimore
“Pranohet kërkesa e ankuesve Toma e Teliti për përfundim të hetimeve, si dhe shfuqizimi i vendimit të akuzës për zgjatje edhe një muaj të procesit hetimor”, - u shpreh gjyqtari