E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Kukës, hap perspektiva të mëdha zhvillimi edhe për zonën ku ajo kalon

Kanë mbetur edhe vetëm 122 metër nga 6 kilometër tunel, Rruga e shqiptarëve përfundon në mes të qershorit

TIRANE - Rruga Durrës – Kukës, që do të shkurtojë distancën mes këtyre dy qyteteve në 120 minuta, po i afrohet me shpejtësi çdo ditë përfundimit të saj. Tashmë kanë mbetur vetëm  122 m deri në përfundimin e tunelit prej 6 km, ndërsa në segmentin Rrëshen – Kalimash ka nisur faza e fundit e projektit, hedhja e shtresave të asfaltit. Inxhinierët sigurojnë  se me ritmet me të cilat po punohet i gjithë projekti do të përfundojë sipas parashikimeve, në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Afatet e përfundimit
Pakkush e kish menduar e mbase askush besuar, se do të vinte një ditë kur distanca prej 258 km mes Durrësit bregdetar dhe kufirit Kosovë-Shqipëri në Morinë të Kukësit do të reduktohej në 170 km. Ose e thënë në terma kohore, 8 orë udhëtimi të mundimshëm do të reduktoheshin në vetëm 120 minuta udhëtim, në kushtet më komode të mundshme.
Rruga Durrës – Morinë po i afrohet me shpejtësi, çdo ditë, realizimit të saj.
Mjaftojnë vetëm pak pamje filmike për të pranuar se është madhështore dhe për të ripohuar pa mëdyshje se për Kombin tonë, është kryevepra e të gjitha kohërave.
Në pjesën më të vështirë të saj, atë që është marrë përsipër nga “Bektel – Enka” punohet me tre turne, deri pas orës 21.00 të mbrëmjes. Më në fund edhe koha duket se ka vendosur të ndihmojë përfundimin e saj…
Kanë përfunduar tashmë 24 nga 29 urat e kësaj vepre gjigante infrastrukturore, madhështia e së cilës, në segmentet më të shumta, i kalon kufijtë ballkanike… N 5 urat e mbetura ka filluar hedhja e trarëve.
Kane mbetur vetëm 122 m e fundit, që përkojnë me mesin e tunelit prej 6 km, pika kulmore e kësaj autostrade, dhe  Mirdita e Kalimashi i Kukësit të lidhen mes tyre në më pak se 10 minuta duke eliminuar rreth 3 orë rrugë aktualisht.
Në segmentin Rrëshen – Kalimash, shkëmbinjtë kanë bërë  mënjanë për t’i lënë vend rrugës së re…
Tashmë përgjatë këtij segmeti ka filluar të hidhet asfalti…
Edhe në pjesën tjetër të rrugës nga Miloti në Rrëshen dhe nga Kalimashi në Morinë ka nisur faza e fundit e punimeve në rrugë, hedhja e shtresave të asfaltit.   
Inxhinierët sigurojnë se me ritmet me të cilat po punohet i gjithë projekti do të përfundojë sipas parashikimeve, në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Projektet e zhvillimit
Të gjithë e pranojnë se kjo nuk është vetëm një rrugë për historianë e politikanë të mirëfillte, biznesmenë të mëdhenj, tregtarë të vegjël e qytetarë të thjeshtë, është e qartë, përfitimet nga kjo rrugë janë të pallogaritshme…
Aktualisht, “Bechtel” ka punësuar 3500 persona me trajtim të veçantë, paga e të cilëve varion nga  300 euro për punonjësit e thjeshtë deri në mbi 100 euro për   stafin e kualifikuar. Janë kryesisht banorë të zonës të cilët pas mbylljes së minierave nuk kishin asnjë mundësi tjetër punësimi.
Dhe ky është vetëm fillimi…
Rruga ka hapur një perspektivë të re investimi dhe zhvillimi. Shumë kompani të huaja kanë paraqitur tashmë dhjetëra projekte pranë komunave, pjesë e zonës ku kalon rruga.
Të pasura në minerale e gurë dekorative, kalimi i autostradës në këto zona, parashikohet të kthejë në eficencë të plotë të gjitha minierat ku janë angazhuar kompani kanadeze, japoneze etj.
Turizmi është faqja tjetër e çmuar e rrugës…
Sipas të gjitha parashikimeve ajo do ta kthejë Shqipërinë në një prej destinacioneve më të fuqishme turistike të rajonit, duke filluar nga ky sezon turistik…
Deklarata e famshme e Kryeministrit Sali Berisha se “rruga do të bëhet, qoftë edhe me byzylykët e vëthët e grave tona”, te banorët e këtyre zonave shkon më tej. Në bisedime spontane me ta, të thonë se do të ishin të gatshëm ti jepnin hua qeverisë të gjitha kursimet e tyre, që rruga të bëhej, rrugën që mes tyre shpesh e quajnë “rruga e Berishës”…
Shumë mall e kureshtje do të shuajë kjo rrugë, për shqiptarët këtej e andej kufirit…, shumë bekime do të marrë ajo nga shqiptarët këtej e andej kufirit.
Thuhet se çdo gjë gjë ka orën e saj të mbarë…
Me sa duket ky vit paska qenë  ora e mbarë e shqiptarëve…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›