Durrës-Kukës, shpëton Basha. Ina Rama: Kemi një zgjidhje
Gjykata e Lartë është aktivizuar formalisht për të shqyrtuar dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohej nga prokuroria se kishte shkelur procedurat gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, dhe i kishte shkaktuar një dëm shtetit shqiptar prej 230 milionë eurosh. Sipas vendimit të djeshëm të Kolegjit Penal, të gjitha procedurat e ndjekura nga organi i akuzës kanë qenë të paligjshme dhe për rrjedhojë deputeti Basha nuk gëzon statusin e të pandehurit. Ai, sipas gjykatës, nuk është marrë asnjëherë i pandehur dhe se fletëthirrjet në prokurori janë bërë në kundërshtim të Kodit të Procedurës Penale. Edhe njoftimi i akuzës dhe dërgimi i dosjes në gjykatë në momentin e fundit është një shkelje tjetër e procedurës të ligjeve shqiptare, të cilat nën interpretimin e gjyqtarëve supremë në Shqipëri arrijnë të mbyllin një dosje vetëm me procedura dhe jo me shqyrtim të provave që ndodhen në fashikujt hetimorë. E thënë më thjeshtë, Gjykata e Lartë ka shpallur të "pafajshëm" ish-ministrin e Transporteve për abuzimet gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës dhe se Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të kryejë asnjë procedurë me të tilla dokumente. Pra, skenari i anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka qenë i prerë: para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nuk mund të merrnin nën shqyrtim asnjë deputet apo ministër, pasi kostoja politike mund të ishte e lartë.
Vendim unanim
Ajo që ra në sy gjatë leximit të vendimit përfundimtar ishte unanimiteti i të gjithë gjyqtarëve në vendimin e marrë për të shpëtuar deputetin Lulzim Basha nga akuzat. Asnjë prej anëtarëve të Kolegjit Penal nuk ka pasur guximin të dalë jashtë shumicës dhe bashkërisht në sallën e këshillimit, e cila është një sallë e hermetizuar, kanë vendosur që të shpallin të "pafajshëm" me procedura Lulzim Bashën, duke mos dhënë asnjë përgjigje se kujt mund t‘i faturohet dëmi 230 milionë euro ndaj shtetit. Prokuroria në dosjen penale kishte nxjerrë pikërisht këtë dëm, madje citonte se dëmi gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës mund të katërfishohej. Por, duke u rikthyer te vendimi i pritur, Kolegji Penal i konsideroi të pavlefshme të gjitha veprimet e prokurorisë, pas përfundimit të afatit ligjor të hetimit dhe i dha fund kështu të gjithë odisesë së hetimit për një nga çështjet më të përfolura të qeverisjes së demokratëve. Vendimi i gjykatës nuk ishte i papritur, pasi dy javë më parë i njëjti vendim ishte marrë edhe për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, i gjendur nën të njëjtën akuzë me Bashën.
Basha i qetë
Ministri i Jashtëm ka ndjekur vendimin e Gjykatës së Lartë në mënyrë të qetë. Në këmbë, siç e do edhe rregulli gjatë leximit të vendimit në Gjykatën e Lartë, ai ka ndjekur fjalën e relatorit Spiro Spiro dhe shpeshherë tundte kokën, ndoshta nga "gëzimi". Pas vendimit ka qëndruar dhjetëra minuta në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku shoqëruesit e tij i kanë dërguar edhe diçka për të "festuar". Më pas ka dalë i qetë dhe ka dhënë një deklaratë për shtyp, duke akuzuar kundërshtarët e tij politikë. Nuk ka pranuar në asnjë mënyrë t‘u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Sipas tij, me vendimin e formës së prerë, gjykata i dha fund komplotit, ndërsa paralajmëroi se kjo ditë është ditë zie për vetë kreun e opozitës, Edi Rama. "Gjykata e Lartë me vendim të formës së prerë pushoi çështjen penale dhe konstatoi se Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një procesi të parregullt ligjor shkeli me dashje Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë", tha Basha. Më pas shtoi se: "Sot mori përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare komploti politik antishqiptar kundër rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë. Fundi i këtij komploti politik është një lajm i mirë, që gëzon anembanë të gjithë shqiptarët, që presin me padurim të hapin së bashku me tunelin e Kalimashit, një kapitull të ri dhe të ndritur të historisë sonë kombëtare". Sipas ministrit të Jashtëm, kjo ditë e shënuar për të është "dita e kukuvajkës për Edi Ramën". "Sot është dita e kukuvajkës për Edi Ramën dhe të gjithë ata që investuan për dy vjet me radhë për përbaltjen e këtij projekti dhe krenarisë legjitime të shqiptarëve për të", tha Basha duke shtuar se po lutet që Zoti t‘i falë keqdashësit e tij. "Lutem që Zoti t‘i falë, pasi kam bindjen se, as shqiptarët dhe as historia nuk do t‘ia falin kurrë".
Në të kaluarën, tri dosje me probleme të tilla procedurale merreshin për shqyrtim
Gjykata e Lartë "përgënjeshtron" vetveten
Prokuroria e Përgjithshme ka gjetur tre precedentë që Gjykata e Lartë të gjykojë ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, por në fund nuk i kanë mjaftuar, pasi dosja nuk u mor në shqyrtim. Dy gjyqtarët Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj kanë gjykuar dosje me problematikë të njëjtë dhe në ato raste kanë vendosur që shqyrtimi gjyqësor të fillojë. Ndërsa në rastin e dosjes Durrës-Kukës, të dy kanë vendosur që mos të hapin shqyrtimin gjyqësor. Tashmë gjyqtarët në fjalë duhet të sqarojnë pozicionin e tyre, megjithëse në Gjykatën e Lartë thanë se precedentët e prokurorisë nuk kanë problematikë të njëjtë me Lulzim Bashën. Gazeta "Shqip" publikon më poshtë tri vendimet.
Vendimi 1
Vendimi i parë daton më 16 korrik 2003 dhe mban numrin 430. Çështja kryesohej nga Kristaq Ngjela, ndërsa si anëtar ishte gjyqtari Spiro Spiro, relator i dosjes "Durrës-Kukës". Të gjykuarit në këtë rast ishin Riza Vokshi, Eqerem Dashi dhe Sefer Vokshi. Një nga të pandehurit në rekursin e tij kishte kërkuar prishjen e një vendimi, pasi vendimet janë marrë në shkelje që kanë si pasojë pavlefshmërinë absolute të vendimit të gjykatës dhe në shkelje procedurale. "Vendimi për marrjen si i pandehur, përfundimi i hetimeve, kërkesa për gjykim, janë akte procedurale të pavlefshme, që sjellin pavlefshmërinë e vetë vendimit të gjykatës, sepse shtetasi Sefer Vokshi nuk e ka cilësinë e të pandehurit", thuhej në rekursin e avokatit të tij mbrojtës. Kolegji Penal çmoi si të pabazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekursin e të gjykuarit Sefer Vokshi për pavlefshmëri të vendimit të njoftimit të akuzës, vendimit për përfundimin e hetimeve dhe njohjen e të pandehurit me materialet e çështjes, kërkesës për gjykim, si dhe për shkak të tyre edhe të vendimeve gjyqësore, me pretendimin se i gjykuari Vokshi nuk është vënë në dijeni të vendimeve për zgjatjen e hetimeve paraprake. "Rezulton nga materialet e dosjes gjyqësore se organi procedues, në përputhje me ligjin, ka marrë tre vendimet e mësipërme për zgjatjen e afatit të hetimeve. Mbrojtësi i të gjykuarit Sefer Vokshi ka refuzuar të nënshkruajë dy vendimet e fundit të zgjatjes së afatit", deklaron gjykata. Megjithëse në çështjen në gjykim nuk ekziston mungesë njoftimi për zgjatjen e afatit të hetimeve, Kolegji Penal çmoi se edhe në rast se ky njoftim do të mungonte, nuk do të sillte pasoja në ligjshmërinë e procedimit të mëtejshëm penal, pasi një pasojë e tillë jo vetëm që nuk është e parashikuar në ligj, por dhe se nga interpretimi i ligjit nuk mund të arrish në një përfundim të tillë.
Vendimi 2
Rasti i dytë është vendimi i datës 13 korrik 2005. I akuzuar ka qenë Danush Hila. Ndërsa në trupin gjykues përsëri ka qenë anëtar Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Mbrojtja e të pandehurit deklaronte se janë shkelur dispozitat procedurale që lidhen me afatin e hetimeve. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, trupi gjykues vendosi që nuk përbën shkak ligjor për cenimin e vendimeve gjyqësore nga ky kolegj pretendimi i mbrojtjes se organi i procedimit e ka mbajtur çështjen në hetim për 6 muaj pa zgjatje afati, ndërkohë që afati ligjor sipas nenit 323/1 të Kodi i Procedurës Penale është tre muaj. "Është e vërtetë që disa prej veprimeve hetimore në këtë çështje janë kryer pas mbarimit të afatit të hetimit, siç janë vendimi i marrjes si të pandehur, vendimi i dërgimit të çështjes për gjykim dhe kërkesa për gjykim. Këto veprime procedurale në kuptim të kërkesave të nenit 324/4 të Kodi i Procedurës Penale nuk mund të trajtohen si veprimet e tjera hetimore, sikurse është marrja në dijeni për veprën penale, sigurimi i burimit të provave, të cilat nuk mund të përdoren nëse janë kryer pas mbarimit të afatit, pasi ato i përsërit vetë gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor", thuhet në vendimin e Kolegjit Penal.
Vendimi 3
Vendimi daton më 20 dhjetor 2006 dhe mban numrin 778. I pandehur në këtë rast ka qenë Eduart Allamani, i cili akuzohej për shpërdorim detyre. Prokuroria deklaroi në seancë se në këtë proces Gjykata e Lartë ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, megjithëse çështja kishte parregullsi procedurale, duke i hapur kështu rrugën shqyrtimit gjyqësor. Vendimet e mësipërme konsiderohen nga prokuroria si "detyrim" për gjykatën që të hapë shqyrtimin gjyqësor të abuzimeve gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e segmentit Durrës- Kukës, ku të pandehur janë ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dhe vartësi i tij, Andi Toma. s.çobo
Intervista
Denoncuesi i abuzimeve në Rrëshen-Kalimash, Arben Meçe, akuzon ish-eprorin e tij
"Lul Basha vjedh skemën
e lirimit të kriminelëve"
Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka "vjedhur" skemën e kriminelëve për t‘u liruar nga akuza. Arben Meçe, ish-vartës i Bashës në Ministrinë e Transporteve akuzon deputetin se ka injoruar provat e prokurorisë dhe ka arritur të mbyllë dosjen me procedura. Denoncuesi i skandalit të aferave të Durrës-Kukës, Meçe, thotë për gazetën "Shqip" se vetëm kriminelët të kapur me prova të pakontestueshme përdorin skemën e shmangies nga debati i hetimit gjyqësor drejt procedurave dhe lirimit të tyre prej afekte procedurash. Meçe, i cili u përmend dje si denoncuesi publik i aferave, thotë se Lulzim Basha fitoi lirinë dhe jo pafajësinë.
Ishit i pari që denoncuat aferat abuzive të rrugës Durrës-Kukës. Gjykata e Lartë vendosi dje që të mbyllë me procedura çështjen. Ju duket i drejtë ky vendim i Kolegjit Penal?
Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk diskutohet. Aq më tepër prej meje që nuk disponoj ekspertizën e mjaftueshme për të gjykuar mbi një vendim gjykatë. E vetmja gjë që unë diskutoj është procedura prokurori-gjykatë. Pra ky është një proces i cili në mënyrë të ndërgjegjshme, si një procedurë e njohur nga organi i prokurorisë dhe e përdorur kryesisht dhe gjerësisht nga i gjithë elementi kriminal, i cili i ndodhur përballë fakteve të pamohueshme, të cilave ligjërisht nuk i bën ballë dot asnjë prokuror dhe gjyqtar, nëpërmjet avokatëve, në mënyrë korruptive, si skemë ligjore për shpëtim përdorin hapësirë procedurale, që në finale përfundon me lirimin e kriminelit për shkelje procedure. Ta them shkurt, duke mos gjykuar vendimin e gjykatës, i cili ndodhej përballë një fakti procedural të pakontestueshëm tashmë, e gjithë procedura e ndjekur në këtë gjykim, nga momenti i shtyrjes së aftit të hetimit dhe në të gjithë atë procedim të zgjatur gjyqësor, e gjitha ishte korruptive. Theksoj edhe njëherë se kjo është procedurë e njohur nga kriminelët për t‘i shpëtuar verdiktit të gjyqit. Vetëm kriminelët të kapur me prova të pakontestueshme përdorin skemën e shmangies nga debati i hetimit gjyqësor drejt procedurave dhe lirimit nga procedurat.
Pra, ju thoni se ish-ministri i Transporteve është kriminel…
Theksoj që çdo person që kryen një vepër penale të dënueshme nuk e di si mund të quhet tjetër. Dhe si më sipër theksova që personat që e kanë konsumuar me prova veprën penale, dhe që në mënyrë të pakontestueshme cilësohen kriminelë fitojnë lirinë, jo duke u ballafaquar konsumimin e veprës penale me prova, por shmangien në emër të procedurave. Pra, duke gjykuar mbi staturën politike të ministrit, mbi të ardhmen e tij politike, do të ishte e ndershme, por edhe ligjore, ballafaqimi ligjor i provave të prokurorisë përpara gjykatës, ku në këtë ballafaqim të hidheshin poshtë provat e prokurorisë dhe jo t‘i shmangej këtij ballafaqimi në emër të procedurave. A mund të justifikohet një vjedhje 230 milionë? A mund të shmanget përgjegjësia për këtë vjedhje, e cila minimalisht në këtë proces gjyqësor nuk arriti të vërtetohej nëse është kryer ose jo nga pushimi i çështjes? Ajo që duhet të kërkonte me insistim Lulzim Basha ishte që përpara një ballafaqimi transparent, fakt që nuk është bërë kurrë, të vërtetonte mosimplikimin e tij në këtë vjedhje, tashmë të vërtetuar nga prokuroria dhe qartësisht të njohur nga opinioni publik. Vetëm në këtë moment Basha do të quhej realisht i pafajshëm. Gjykata e "liroi" nga akuza, por nuk e shpalli të pafajshëm.
Çfarë duhet të bëjë drejtësia për nxjerrjen e një personi përgjegjës për dëmin e shkaktuar shtetit shqiptar prej 230 milionë eurosh?
Në thelb, procedura e këtij gjykimi në mekanizmin prokurori -gjykatë, gjykoj që është korruptive. Pa frikë mund të them që institucioni i drejtësisë në Republikën e Shqipërisë pësoi dështimin e radhës. Gjithsesi, i gjithë ky dështim ka një përgjegjësi. Procesi edhe njëherë dështoi për procedurë. Është një procedurë mjaft mirë e njohur në finalen e vet, që do të thotë, nuk është një shkarje e pandërgjegjshme, por është një veprim i ndërgjegjshëm, i ekzekutuar nga njerëz që kishin në dorë ta kryenin këtë veprim. Mund t‘ju bëj me dije se që ditën që në mënyrë të pamotivuar u kërkua shtyrje afati për hetim nga Prokuroria e Përgjithshme unë isha i informuar që gjykimi u fut në procedurë pushimi. Përsëri e theksoj, është një praktikë e njohur dhe e përdorur me efektivitet nga avokatët e të gjithë kriminelëve, të cilët fitojnë lirinë dhe pse me prova janë të vënë me shpatulla pas murit nga organi i investigimit. Sa më sipër dikush duhet të mbaj përgjegjësi. Natyrisht, ligji e cakton qartë përgjegjësinë e këtij dështimi.
A mund të fillojë prokuroria një hetim të ri për aferat korruptive gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës?
Lulzim Basha fitoi lirinë dhe jo pafajësinë. Gjykoj se kjo çështje do të rifillojë pa kushte. Së pari, sepse në këtë etapë gjykimi nuk është dhënë pafajësi, por është pushuar çështja, për shkelje procedurale të realizuara nga prokuroria. Sipas ligjit, kjo çështje mund të rimerret në çdo kohë kur dalin fakte të reja, të cilat ju siguroj se do të dalin dhe ekzistojnë. Natyrisht, ky hetim nuk do të fillojë para 28 qershorit, sepse për këtë arsye ai u pushua.
Prokuroria: Durrës-Kukës, rihetim nga fillimi
Hetuesit nuk dorëzohen: Do të analizojmë provat në dosje, pasi afera është në vazhdim e sipër
Megjithëse kanë humbur çdo duel me gjykatat, duke këmbëngulur se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dhe vartësi i tij, Andi Toma, kanë shpërdoruar detyrën, duke i shkaktuar një dëm prej 230 milionë euro shtetit shqiptar, hetuesit nuk dorëzohen, pasi premtojnë se dosja do të rihetohet nga fillimi. Mundi prej dy vjetësh nuk mund të shkojë kot dhe zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme po analizojnë çdo gabim të bërë nga hetuesit (nëse ka të tillë) dhe në fund do të vendosin për një rihetim të mundshëm të dosjes. Prokuroria e Tiranës është hetuesia më e përshtatshme për të kryer veprimet që mund të faktojnë abuzime gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Mësohet se kjo akuzë do të marrë provat nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe duke urdhëruar një ekspertim të ri, mund të fillojë një procedim penal. Natyrisht që hetuesit e dosjes së parë përjashtohen automatikisht dhe pritet të hetohet nga një grup prokurorësh dhe hetuesish që faktet kriminale i kanë gjysmë gati. Mjafton që çdo provë dhe pyetje dëshmitari të bëhet sipas procedurave dhe do të mund të faktojnë abuzimet gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash.
Analizë në prokurori
Dy prokurorët Arben Kraja dhe Artur Selmani kanë qenë dje të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjatë leximit të vendimit përfundimtar nga gjyqtari Spiro Spiro, dy prokurorët kanë qenë disi të nervozuar dhe kur duheshin edhe disa rreshta nga përfundimi i leximit të vendimit, përfaqësuesit e organit të prokurorisë kanë marrë çantat dhe janë bërë gati të dilnin nga salla. Menjëherë pas përfundimit të vendimit, ata janë drejtuar nga dera e parë e Gjykatës së Lartë, duke shmangur mediat, që i prisnin në derën e pasme të gjykatës. Duket se mërzitja është përcjellë edhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ku prokurorët Selmani dhe Kraja kanë informuar eprorët për vendimin e çuditshëm të Gjykatës së Lartë. Rreth 20 minuta pas vendimit të gjykatës, mësohet se në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar një analizë e hollësishme, duke analizuar çdo detaj të vendimit. Prokurorët mësohet se janë justifikuar me dorëzimin e dosjes në gjykatë me urdhrat e eprorëve, të cilët analizonin imtësisht çdo kërkesë të tyre dhe pas një periudhe kohore ia bënin të ditur. Por në këtë mënyrë, afatet hetimore iknin dhe nuk u lihej kohë për të kryer të tjera procedura. Megjithatë, zyrtarët e rinj të akuzës qendrore duket se do të analizojnë edhe në ditët pasardhëse dështimin me dosjen, duke u faturuar përgjegjësve edhe masa ndëshkimore. Ajo çka është më e rëndësishme për zyrtarët e akuzës qendrore është se Gjykata e Lartë ka vepruar me dy standarde me shtetasit shqiptarë, kur për njerëzit me pushtet ka mbyllur dosjen dhe për njerëzit e thjeshtë ka hapur shqyrtimin gjyqësor.
Krimi në vazhdim...
Zyrtarët e akuzës qendrore, duke analizuar vendimin e djeshëm të gjykatës, kanë qenë të mendimit për një rihetim të çështjes. Të paktën kjo është mundësia e vetme që dëmi i shkaktuar shtetit gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës t‘u faturohet përgjegjësve. Duke parë situatën e ndërtimit të rrugës, e cila vazhdon dhe ka marrë nga buxheti i shtetit disa miliona euro të tjera, zyrtarët e akuzës kanë menduar për një rihetim, duke marrë prova të tjera. "Natyrisht që e vetmja mundësi që përgjegjësit e abuzimit gjatë ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash të marrin ndëshkimin është rihetimi nga fillimi", thanë burimet nga akuza, duke saktësuar se një vendim përfundimtar do të merret menjëherë sapo Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin e djeshëm. "Natyrisht që pa pasur vendimin e gjykatës në dorë nuk mund të vendosim se çfarë do të bëjmë më tej. Por, prokurorët e çështjes na thanë se nuk mund të kryejmë ridërgimin e dosjes në gjykatë, pasi gjykata nuk na ka urdhëruar. Tashmë jemi të detyruar që dosja të rihetohet, pasi është e vetmja mundësi procedurale për prokurorinë", thanë zyrtarët e akuzës qendrore. Ata thanë se rruga ende nuk ka përfunduar dhe se kanë në dorë raportet periodike të Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa abuzime. Dosja e re që mund të hapet do të ketë bashkëpunim midis institucioneve, ku pritet që dëmi i llogaritur nga prokuroria të jetë më i lartë nga sa ishte. Sipas hetuesve të çështjes, në muajin tetor të vitit të kaluar kostoja totale e rrugës shkoi në 1 miliard e 25 milionë euro, nga 700 milionë euro që ishte parashikuar të ndërtohej. Ndërsa pas muajit tetor, prokuroria ka të dhëna se qeveria ka akorduar të tjera fonde për këtë rrugë dhe sipas hetuesve, kostoja mund të ketë shkuar në 1.5 miliardë euro, pra dyfishi nga sa ishte parashikuar.
Kryeprokurorja tha në analizë se për këto raste do të merren përgjegjësi
Ina Rama: Do të analizojmë
çdo pafajësi të gjykatës
Në analizën e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama, tha se pavarësisht se është një e dhënë më pozitive se një vit më parë mbetet shqetësues numri i pafajësive të marra në gjykatë. "Në pak prokurori këto vendimmarrje shoqërohen me një analizë të detajuar të çështjes për të individualizuar përgjegjësitë dhe gabimet me qëllim shmangien e tyre në të ardhmen. Asnjë rast pafajësie nuk mund të kalojë pa u analizuar nga prokurorët bashkë me oficerët që kanë kryer hetimet. Në funksion të kësaj ideje do të kërkohet një raportim periodik në Prokurori të Përgjithshme për këto raste, pas analizës së bërë për to", tha kryeprokurorja, duke shtuar se kujdes i veçantë duhet bërë edhe në rastet kur gjykata bën një kualifikim të ndryshëm ligjor të faktit nga ai i bërë nga prokurori, situatë që duhet të na bëjë të vlerësojmë maksimalisht momentin e ngritjes e komunikimit të akuzës. Mësohet se për dosjen Durrës-Kukës prokurorët e çështjes duhet të bëjnë një relatim të të gjithë procedurave që janë ndjekur dhe pas analizës së Prokurores së Përgjithshme do të merret një vendim përfundimtar. Ndërkohë, gjatë analizës së akuzës, Rama tha se ngritja dhe funksionimi i komisioneve disiplinore dhe shkëputja nga raportet personale e familjaritetit që krijohen mes prokuroreve dhe oficerëve të policisë gjyqësore janë elemente që do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së hetimit, rritjen e autoritetit kontrollues së prokuroreve ndaj punës së oficerëve dhe në konkluzion do të çojë në një mbarëvajtje më të mirë të punës.