E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Kukës, sinjalistika e dëmtuar rrezik për aksidente

KUKËS- Sërish probleme me autostradën Durrës-Kukës. Pak javë më parë News24 ofroi pamjet e carjeve të krijuara në autostradë të cilat në disa vende arrinin në disa dhjetra centimetra e metra gjatësi e thellësi.
Këtë herë e njëjta pajme vërehet në disa pjesë të autostradës ndërsa carjet e mëparshme janë mbuluar me shtresa të holla betoni e asfalti, ndërhyrje e cila ka lënë gjurmë.
Por ata që kalojnë në këtë autostradë duhet të kenë parasysh një tjetër problem që i shoqëron përgjatë udhëtimit, dëmtimi i sinjalistikës.
Prej ditësh në disa segmente ose nuk ndodhet më në vendin e mëparshëm ose është dëmtuar duke shtuar rrezikun e aksidenteve vecanërisht kur ka rreshje bore dhe ngrica.
Madje edhe për dyfishimin e urave në segmentin Kukës-Morinë ende nuk ka shenja të nisjes së punës.
Drejtoria rajonale e rrugëve në Kukës ka ngritur grupe verifikimi të cilat kanë dalë në terren. Në bazë të konstatimeve të bëra rezulton se traseja e autostradës ka mungesë në sinjalistikë duke ndikuar negativisht për automjetet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›