Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve brenda 2 ditësh, PDK kryeson
PRISHTINË- Brenda dy tre ditësh priten edhe rezultatet zyratare të zgjedhjeve të 13 dhjetorit në Kosovë. Ndërsa komuna e Prizrenit mbetet kontestuese. Sipas KQZ-së, në qoftë se përfshijmë të dy raundet e zgjedhjeve lokale, të 15 nëntorit dhe të 13 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 14 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në 7 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu në 7 komuna, Partia Liberale Serbe në dy komuna. Një komunë ka marrë minoriteti turk, një Iniciativa Qytetare Serbe dhe një tjetër një kandidat i pavarur.
Zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i japin notë pozitive punës së tyre duke konsideruar se zgjedhjet e rrethit të dytë, janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Megjithatë, pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët. Sipas KQZ-së 38 për qind e votuesve kanë dalë në votime.
Me gjithë incidentet që janë shënuar në të gjitha komunat dhe ankesat që janë bërë pranë Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së Xhemail Peqani tha se këto nuk e prishin imazhin e procesit zgjedhor.
Partitë thonë se e kanë të qartë hartën e shtrirjes së qeverisjes së tyre lokale.
Ndërsa udhëheqësit e vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë vlerësuar se Kosova e ka kaluar testin e demokracisë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell vlerësoi se balotazhi kaloi më mirë sesa raundi i parë.
(m.a/rtk/BalkanWeb)