Topi dekoron albanologun Selman Riza me Urdhrin “Nderi i Kombit”
TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi dekoroi sot albanologun Selman Riza me Urdhrin “Nderi i Kombit” (Pas vdekjes), me motivacionin: “Shkencëtarit të shquar, që me veprën e tij krijoi një thesar të çmuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, personalitetit të spikatur, me kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë”.
Me këtë rast, në Presidencë u zhvillua ceremonia solemne. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, në shenjë nderimi dhe respekti për punën kolosale të shkencëtarit të shquar të lindur në Gjakovë, Presidenti Topi i dorëzoi Urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës familjarëve të Selman Rizës. Në emër të tyre përshëndeti Prof. Emin Riza, i biri i albanologut të shquar: I cili tha mes të tjerash se vlerësimi i figurave të shquara të kombit tonë vital është vlerësim i mbarëkombit, i cili i rriti dhe i vuri ato në krye të mendimit shqiptar.
100 vjetori i lindjes së Selman Rizës është shoqëruar me ceremoni të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Pak ditë më parë në Gjakovë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij,po në Gjakovë u ngrit dhe busti për nder të albanologut të shquar. Kurse presidenti kosovar Sejdiu i akordoi atij Medaljen e Artë të Lirisë . Dhënia e titullit “Nderi i Kombit”, prej Presidentit të Shqipërisë, Topi, përmbyll denjësisht këtë përvjetor, duke i hapur rrugën njohjes më të gjerë dhe të gjithëhershme të veprës së Selman Rizës për kombin, gjuhën shqipe dhe mendimin e lirë.
(m.a/News24/BalkanWeb)