Tropojë, jeta mes lagështirës në mjerim të plotë
TROPOJË- Katër fëmijë, nëna e tyre dhe gjyshja presin të përballen me një dimër të ashpër në një dhomë të vogël të mbuluar nga lëgështira në ish hotelin e punëtorëve në qytetin e Bajram Currit.
Lagështira po sëmur dhe fëmijët, ndërsa ndihma ekonomike prej 3mijë e 900 lekësh që merr familja janë të pamjaftueshme për ngrohjen me energji elektrike.
Babai i fëmijëve, 36 vjecari Fatmir Hajdari gjeti vdekjen 1 vit më parë si shkak i një sëmundje në mushkëri. Nëna e tyre 31 vjecare vuan nga tuberkulozi ndërsa gjyshja është e pamundur fizikisht për rritjen e të vegjëlve.
Gjyshja e cila nuk përfiton pension në rrethanat dëshmëruese kërkon ndihmë për rritjen e vogëlushëve.
Pavarësisht se prej kohësh kjo familje i është drejtuar Bashkisë së qytetit të Bajram Currit për të kërkuar ndihmë, ende asnjë ëprgjigje nuk është dhënë nga kjo e fundit.
(e.n/news24/BalkanWeb)