Vazhdon ‘lufta’ për Prizrenin
PRISHTINË- Sekretari i PDK-së për marrëdhënie me publikun dhe njëherit ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, të hënën gjatë kësaj konference tha se PDK-ja në këto zgjedhje, ka fituat në 16 komuna të Kosovës dhe në 4 të tjera është në bashkëqeverisje.
Ndërkaq sa i përket qytetit të Prizrenit, ku edhe LDK edhe PDK pohojnë që janë fitues në këtë komunë, sekretari Hoxhaj tha se fitorja e PDK-së në komunën e Prizrenit mbrëmë veç është konfirmuar edhe nga KKZ-ja, sipas së cilës PDK-ja prinë me 42 vota më shumë se kundër kandidati i saj i LDK-së.
“E vërteta është se Komisioni Zgjedhor në nivel komunal, ka konfirmuar që Partia Demokratike e Kosovës ka 42 vota më shumë se sa subjekti i dytë politik dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht mbrëmë në mbrëmje dhe më tutje qëndron, ka edhe shumë vota me kusht që duhet të numërohen. Ne besojmë që gjatë ditëve ne vijim do të numërohen votat me kusht, mirëpo aktualisht PDK-ja është parti, e cila thjeshtë e ka fituar pushtetin në Prizren”, tha Hoxhaj.
Ai ecurinë e procesit zgjedhor si në raundin e parë, ashtu edhe të balotazhit në Republikën e Kosovës, tha se me këtë të gjithë kanë konfirmuar që Republika e Kosovës ka një kulturë shumë të lartë demokratike, që procesi ka qenë i rregullt, që KQZ-ja dhe KKZ-ja, kanë kryer një punë shumë profesionale dhe tërë përpjekjet, të cilat bëhen që ta manipulojnë opinionin publik, realisht janë më tepër justifikim për humbjen që kanë pësuar disa parti politike.
LDK kërkon ‘konservimin’ e votave të Prizrenit
Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë ditës së hënë kanë paraqitur një sërë faktesh për parregullsitë, të cilat sipas tyre kanë ndodhur gjatë numërimit të votave në disa komuna ku LDK-ja ka qenë në konkurrim gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.
Me këtë rast kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga kryetarja e KQZ-së që kutitë e votimit të komunës së Prizrenit të konservohen, që votat me kusht të komunës së Prizrenit të numërohen publikisht. Ndërsa shprehen të bindur se edhe me këto rezultate preliminare janë fitues në komunën e Prizrenit.
“Kërkesa e fundit që sot LDK-ja ka paraqit përmes anëtarit të tij në KQZ, Florjan Dushit është që zyrtarisht do të kërkohet nga kryetarja e KQZ-së që kutitë e votimit të komunës së Prizrenit të konservohen, që votat me kusht të komunës së Prizrenit të numërohen publikisht, ka mundësi dhe potenciale që kjo të ndodh, natyrisht me prezencën e të dy partive, në mënyrë që rezultati i fundit të mos kontestohet nga askush të jetë i pranueshëm dhe të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve që atje është shprehur”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se rezultatet e konfirmuara për komunën e Prizrenit për LDK-në janë brengosëse dhe serioze, ngase autoritetet politike të kësaj partie kanë një sërë faktesh për parregullsitë, të cilat janë evidentuar atje.
Sipas Hazirit, në Prizren rezultatit preliminar është 50 për LDK dhe 50 PDK, me kusht janë 1602 vota, të cilat do të përcaktojnë rezultatin përfundimtar, ndërsa KKZ-ja ka dal dje me rezultate para autoritetit kushtetues, gjë që është shkelje e ligjit, ngase sipas tij janë 559 vota të cilat nuk përputhen me votat totale.
“Ky është procesverbali origjinal, i nënshkruar nga të gjithë komisionarët, ku Hanefi Muharremi nga LDK-ja i ka 139 vota, ndërsa Ramadan Muja 67, në procesverbalin e falsifikum ku mungon nënshkrimi i komisionarëve edhe është një dorë, e cila ka nënshkruar, i kemi rezultatet e ndërruar, 139 vota i ka Ramadan Muja, 47 i ka Hanefi Muharremi, ndërsa rezultati final është i njëjtë”, ka thënë Haziri.
Ai ka theksuar se nga të dhënat e fundit kemi një rezultat pozitiv për LDK-në në këtë komunë. Ndërsa ka ftuar qytetarët e këtyre komunave që të jenë të durueshëm, ngase vullneti i tyre do të shkojë deri në fund duke respektuar votën e tyre të lirë.
(m.a/express/BalkanWeb)