Hoze Murinjo nën hetim për sherrin me një gazetar
ROME- Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka nisur një hetim mbi Hoze Murinjon, për sherrin që ai ka patur me gazetarin e gazetës Corriere dello Sport, Andrea Ramaxoti. Episodi ka ndodhur në përfundim të Atalanta-Inter, pasi gazetari ishte duke qëndruar në pjesën e rezervuar për Inter-Channel. Murinjo ka zbritur nga autobusi, e ka kapur prej duarsh dhe i ka bërtitur që të largohet, duke e fyer rëndë. Prokurori sportiv Stefano Palaci ka bërë të ditur se ka marrë dëshminë e gazetarit në fjalë dhe se tani do të hetojë për çështjen. Vetë Murinjo nuk ka bërë asnjë koment, ndërkohë që Morati tha se do të flasë pasi të jetë qartësuar e gjithë ngjarja.
Ivan Xhenaro Gatuzo ka rinovuar deri në vitin 2012 kontratën me Milanin duke iu dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të tij. Lajmi u bë i ditur nga klubi kuqezi në një komunikatë zyrtare, ku thuhet se mesfushori do të jetë në Milanelo deri më 30 qershor të 2012-tës. Gatuzo kishte hapur një çështje të vërtetë në klubin e Milanit, duke qenë se u fol për një largim drejt Anglisë. Ai është lënë në stol nga trajneri Leonardo, gjë që nuk është pritur mirë prej futbollistit. Klubi i Mançester Sitit ishte më i interesuari për të siguruar shërbimet e Gatuzos.
Braziliani i Juventusit Felipe Melo është zgjedhur “Bidoni i Artë” 2009, një çmim që jepet çdo vit nga emisioni radiofonik Catersport për futbollistin më zhgënjyes. I blerë në muajt e verës për 25 milionë euro nga Fiorentina, Melo nuk ka bindur aspak me fanelën e Juventusit, duke ndikuar jo pak në rezultatet e dobta të bardhezinjve. Braziliani ka marrë 22.87 % të votave, duke lënë pas portugezin e Interit Rikardo Kuarezma dhe shokun e tij të skuadrës Tiago. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)