E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi në Formula 1? Shumaker takim me presidentin e Ferrarit

Mikael Shumaker duket gjithnjë e më pranë skuderisë Mercedes Grand Pri. Piloti gjerman do të takohet këtë javë me presidentin e Ferrarit Luka Di Montexemolo për t’i kërkuar leje që të shkojë në skuderinë gjermane. Lajmi është bërë i ditur në mediat gjermane, ku thuhet se bëhet fjalë për një formalitet, pasi Shumaker e ka marrë tashmë OK-in nga drejtori sportiv i kokëkuqes Stefano Domenikali. Ndërkohë tabloidi Bild shkruan se drejtuesit e Mercedesit kërkojnë ta shohin 7 herë kampionin e botës nëse është më në gjendje të garojë dhe për këtë, kanë ndërmend ta testojnë me një makinë të nga ato të para dy viteve në Formula 1. Rikthimi i Mikael Shumaker është kthyer në temën e ditës në sportin e automobilizmit. Mercedes i ofron atij një kontratë prej 30 milionë eurosh për një vit, gjë që duket i ka ndryshuar mendjen 40 vjeçarit. Përpos kësaj, Shumaker do të presë njëherë Ok-in e doktorit për t’u rikthyer në pistë, pasi herën e fundit që ai hipi në një makinë të Formula 1, kishte dhimbje të forta në qafë. 
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›