E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës,Basha: Mori fund komploti

Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi të premten, në një prononcim për mediat, se "komploti politik antishqiptar kundër rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë, mori sot përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare ". Pas pushimit nga Gjykata e Lartë të çështjes për rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë, ministri Basha u shpreh se "fundi i këtij komploti politik është një lajm i mirë, që gëzon anembanë të gjithë shqiptarët, që presin me padurim të hapin së bashku me tunelin e Kalimashit, një kapitull të ri dhe të ndritur të historisë sonë kombëtare". Ministri informoi se "me vendim të formës së prerë Gjykata e Lartë pushoi çështjen penale dhe konstatoi se Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një procesi të parregullt ligjor, shkeli me dashje Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. " Sot është dita e kukuvajkës për Edi Ramën dhe të gjithë ata që investuan për dy vjet me rradhë për përbaltjen e këtij projekti dhe krenarisë legjitime të shqiptarëve për të. Lutem që Zoti t'i falë, pasi kam bindjen se as shqiptarët dhe as historia nuk do t'ia falin kurrë", u shprehet ministri Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›