E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, vetëvaret një 35 vjeçare

Një nënë 35 vjeçare është gjetur e vetëvarur sot në shtëpinë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, ku Xhavaire Hoxha i ka dhënë fund jetës së saj pasi ka gjetur fëmijën e saj pa jetë. Mësohet se gruaja e re nuk ka mundur të durojë dhimbjen e humbjes së fëmijës dhe ka marrë vendimin tragjik. Nga të dhënat e para mësohet se arsyeja e vdekjes së djalit të saj është temperatura e lartë. Policia ka mbërritur në vendgjarje për të mësuar më shumë rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje që ka tronditur edhe banorët përreth

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›