E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Reforma në gjyqësor e ngadaltë. Politika ndërhyn

Organizata e juristëve amerikanë me mbështetjen e USAID, publikoi sot volumin e katërt të ideksit për reformën gjyqësore. "Për qytetarët,gjyqësori i korruptuar. Politika ka ndërhyrë në gjyqësor" 

TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një shuplakë qeverisë shqiptare për ndërhyrje të forta politike në gjyqësor. Organizata e juristëve amerikanë me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar të SHBA-së, USAID, publikoi sot volumin e katërt të ideksit për reformën gjyqësore.

Në raport vlerësohet se janë hedhur hapa inkurajuese për rishikimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Raporti thekson se ka pasur ndërhyrje politike në pavarësinë e gjyqësorit, dhe konstaton gjithashtu se ritmi i reformës për një gjyqesor të pavarur është i ngadaltë. Perceptimit për praninë e korrupsionit mbeten mbizotërues dhe rastet e gjyqtarëve të ndjekur penalisht janë shumë të ralla.

Studimi vë alarmin mbi ndërhryjet e forta të qeverisë në punën e gjyqësorit. Ka mbivendosje të strukturave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë-thuhet më konkretisht. Gjyqtarët nga ana tjetër ndihen të tronditur nga kryerja e inspektimeve dhe hetimeve disiplinore dhe perceptojnë që vendi i tyre i punës nuk është i sigurtë.Këto veprime konstatojnë me shqetësim juristët amerikanë ngjallin shqetësime tek gjyqtarët se procedimi disiplinor mund të përdoret si instrument politik dhe kërcënon pavarësinë e gjyqësorit. Studimi ka evidentuar edhe opinionet e gjyqtareve për zgjerim të autoritetit të kancelarit si shkelje të pavarësisë së gjyqësorit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›