E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosen 2 policë gjatë një operacioni

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur lehtë gjatë një operacioni për arrestimin e tre personave të dyshuar për trafik lëndësh narkotike.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës, konfirmuan se dy efektivët e policisë u plagosën gjatë operacionit për arrestimin e Sabah, Mondi e Besnik Vuçaj. Tre shtetasit e lart përmendur dyshoheshin për trafik të lëndëve narkotike, dhe për arrestimin e tyre policia kishte ngritur një prite secrete në aksin Vuçaj-Bratosh. Por, gjatë operacionit, pas përballjes me tre të kërkuarit, këta të fundit kanë refuzuar thirrjen e policisë për vetëdorëzim dhe hapën zjarr ndaj efektivëve. Megjithë kundërshtimin, efektivët e policisë arritën të përfundojnë me sukses operacionin dhe të vënë në pranga tre personat e kërkuar. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, tre armë zjarri, dhe rreth 8 kilogram, lëndë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, një grup i posaccëm hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›