Aksion për kapjen e të kërkuarve, plagosen policët
SHKODER-Dy oficerë policie janë plagosur gjatë një operacioni për arrestimin e tre personave të cilët ishin në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së të enjtes në fshatin Bratosh kur policia dhe personat kanë shkëmbyer zjarr.
Sipas policisë, shtetasit Sabah Vucaj, Besnik Vucaj dhe Mondi Vucaj, të armatosur po lëviznin me automjetin e tyre në aksin Vucaj-Bratosh. Policët u kishin ngritur pritë në këtë aks dhe në momentin e ndalimit 3 personat të cilëve po u viheshin prangat kanë qëlluar ndaj forcave të policisë në operacion, dy prej të cilëve janë lënduar nga të shtënat me armë.
Policët u kishin ngritur pritë në këtë aks dhe në momentin e ndalimit 3 personat të cilëve po u viheshin prangat kanë qëlluar ndaj forcave të policisë në operacion, dy prej të cilëve janë prekur nga të shtënat me armë.
Efektivët e tjerë të policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe c’armatosjen e tyre. Policët e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të makinës policia sekuestroi 7 kg e 700 gr kanabis sativa, në cilësinë e provës si dhe 2 automatikë e një pushkë. Policia po punon për hetimin e destinacionit të drogës.
(s.g/BalkanWeb)