E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës-Kukës,Basha: Fundi i një procesi politik

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha është shprehur sot pas mbylljes së çështjes së tij nga Gjykata e Lartë. Sipas Bashës ky është fundi i një procesi politik që i është bërë atij që nga fillimi i këtij procesi. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj kukuvajkës Edi Rama është shprehur ministri Basha. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka pushuar sot çështjen ndaj ish ministrit të transporteve Lulëzim Basha, për akuzën e abuzimit me tendera të rrugës Durrës-Kukës. Gjykata vendosi në seancën e radhës që ti cilësojë si të pavlefshme hetimet e kryera nga prokuroria pas datës 6 nëntor kur kanë përfunduar edhe afatet hetimore për çështjen në fjalë. Në këtë mënyrë, ish ministri i transporteve aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare zhveshet nga të gjitha akuzat e ngritura deri më tani nga organi hetimor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›