Durrës-Kukës,hapet në 21 maj tuneli i Thirrës

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në një njoftim për shtyp bën me dije të gjithë përdoruesit e Autostradës Durrës-Morinë, se më datë 21.05.2010, Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen -Kalimash, vihet përfundimisht në shfrytëzim të trafikut publik
Të gjitha punimet për strukturën mbështestëse të Galerisë Jugor të tunelit të Thirrës kanë përfunduar.
"Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilator të mëdhenj ajrimi, më shumë se 70 kamera CCTV,
sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë " thuhet në njoftimin e ministrisë.
"Tuneli i Thirrës u mbyll me qëllim që ti mundësohej kompanisë ndërtuese të përfundonte instalimin e këtyrë paisjeve elektromekani si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël të tunelit.
Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash përfundon deklarata e ministrisë së transporteve.