Irani, Klinton: Rusia e Kina ranë dakort me rezolutën
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord për një propozim rezolutë të fuqishme të Kombeve të Bashkuara për sanksione kundër Iranit.
Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me partnerët ndërkombëtarë për të hartuar një projekt rezolutë mbi Iranin, Klinton tha se SHBA "kanë arritur marrëveshje për një propozim të fuqishëm në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën".
Klinton tha se rezoluta do të qarkullojë në Këshillin e Sigurimit sot pasdite.
Njoftimi u bë pas marrëveshjes e cila parashikon që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi, në këmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran.
Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i rrezikojnë mundësitë e marrëveshjes me sanksione të reja.
Davutogllu, bashkë me homologët e tij brazilianë dhe iranianë, është një nga nënshkruesit e marrëveshjes që Irani të dërgojë uraniumin në Turqi.