Vrau per pronesi, vetedorezohet i dyshuari
Lezhe- Nuk ka mundur te fshihet me shume se pese dite, i dyshuari per ekzekutimin e fqinjit te tij Gjon Pervathi pasditen e se shtunes ne Lezhe. Mengjesin e djeshem Ndue Lekgjonaj eshte dorezuar ne komisariat, duke u prezantuar ne emer tek uniformat blu. I dyshuari nga fshati Manat, ka dorezuar edhe armen e krimit, nje automatik, ndersa u prangos menjehere pasi u konfirmua se ishte pikerisht ai. Burime zyrtare bene me dije se 52-vjecari Lekgjonaj ishte shpallur ne kerkim dhe pas arrestimit, u more ne pyetje rreth krimit. I dyshuari ka pranuar se kishte qelluar mbi fqinjin e tij pas nje konflikti pronesie te nisur me teper se nje vit me pare mes autorit dhe viktimes per shkaqe hasmerie, pasi Pervathi kishte vrare nje te afermin e tij. Pas sherrit, Lekgjonaj qelloi me arme 42-vjecarin duke i shkaktuar atij vdekjen, ndersa plagosi kusheririn e viktimes Gjergj Pervathi. Por ne tentative per t'u larguar nga vendi i ngjarjes, autori aksidentoi me makine djalin 14-vjecar te viktimes. Pak ore me pas, ngjarja u kthye ne tragjedi pasi bashkeshortja e viktimes, Martine Pervathi, u vetehelmua ne depresion pas lajmit per vdekjen e burrit, duke lene jetime 4 femije. I dyshuari Lekgjonaj ka deshmuar se gjate ketyre 5 diteve kishte reflektuar dhe i penduar vendosi te dorezohej ne polici. Ai ka thene se ishte fshehur tek te afermit e tij ne rrethinat e Lezhes.