Korrupsion dhe vjedhje, pranga 2 policeve
Dy efektive policie u arrestuan nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Vlore dhe Shkoder nen akuzat e "korrupsionit" dhe "vjedhjes". I pari ka marre 50 mije leke per te zgjidhur hallin e nje qytetari ne nje tjeter institucion, kurse i dyti vidhte pjeset e makinave ne piken e bllokimit te Policise Rrugore. Vendim Ferraj, me detyre punonjes ne Patrullat e Pergjithshme Vlore u arrestua mbreme nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, nen akuzat "shperdorim detyre" dhe "korrupsion aktiv". Burime zyrtare thane se Ferraj dyshohet se ka ndermjetesuar ne favor te nje qytetari per te zgjidhur nje ceshtje, duke i marre 50 mije leke. Ne momentin qe jane dorezuar parate ne nje lokal, koleget e kane prangosur efektivin e komisariatit Vlore. Ndersa rasti i dyte i perket Shkodres, ku dje, rreth ores 15:30, agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ndaluan Clirim Shimaj, 41 vjec, polic i Trupes se Sherbimit. Gjykata e Rrethit Shkoder kishte vendosur masen e sigurise "arrest me burg", per vepren penale te "vjedhjes duke shperdoruar detyren". Duke qene ne sherbim ne piken e bllokimit te mjeteve ne komisariat, dyshohet se ka vjedhur pjese te nje makine.