E Diel, 1 Nëntor 2026

Me dy kamione te vjedhur, nen hetim biznesmeni

Durres- Biznesmeni i firmes se ndertimit, merret nen hetim nga prokuroria si i dyshuar per "trafik mjetesh motorike". Policia e Durresit bllokoi dy mjete te renda tip kamion "Renault" qe pas verifikimit te dokumentacionit dhe shasise, rezultuan si te vjedhura jashte shtetit. Diten e djeshme u nis dhe procedimi penal ne ngarkim te biznesmenit Flamur L., 47 vjec, banues ne lagjen nr. 13. Me shkrese nr. 7341 te nje muaji me pare, Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor Durres, ka derguar informacion ne lidhje me dy automjete te tipit kamion, perkatesisht mjetin me targe DR 0231 F, me ngjyre te bardhe, si dhe mjetin me targe DR 0232 F, te cilet ne baze te verifikimeve te bera ne sistemin ASF2 te Interpol Tiranes, kane rezultuar te vjedhur dhe trafikuar. Agjentet e Zyres Antitrafik kane shkuar dje ne ambientet e firmes "FBA KONSTRUKSION SH.P.K.", ne autostrade, ne afersi te Xhafzotajt, prone e Flamur L., ku beri edhe bllokimin e dy automjeteve, si dhe dokumentacionit te tyre, ne cilesine e proves materiale. Burime zyrtare thane se biznesmeni i ka blere keto mjete nga persona te tjere dhe ndaj kane nisur hetimet per te zbuluar autoret e vjedhjes. Dosja i kaloi Prokurorise se Durresit, per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike" dhe hetimet do te kryhen ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›