E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti? Sequi: Bashkim i shqiptarëve sipas Kushtetutës

TIRANË- Bashkimi Europian i kërkon politikës shqiptare zgjedhjen me konsensus të presidentit të vendit. Kjo kërkesë është deklaruar sot nga ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi, pas takimit që ka patur me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Sequi madje ka zgjedhur të citojë për klasën politike nenin përkatës të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti i vendit shkruhet si bashkim i shqiptarëve. Përsa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim, këtë ua lë juve.”- u shpreh ambasadori i BE, në Tiranë.

Ndërkaq, duke theksuar mënyrën si u zgjodh Totozani në krye të Avokatit të Popullit, Sequi ofroi mbështetjen e tij personale , por edhe të BE-së për këtë institucion.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Holtkemper: Presidenti i ri, mbështes konsensusin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›