E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e jetës së minatorëve, takohen ACR dhe RISHMN

DIBËR- Suguria e jetës së minatorëve ka mbledhur sot përfaqësues të RISHM-it, ACR-së dhe firmave private në një tryezë të përbashkët në Prefekturën e Dibrës

Mësohet se firma koncensionare ACR i ka kërkuar RISHMN fillimin e punës në zonën D të në minerën e Bulqizës, ku më 17 dhjetor të vitit që sapo lamë pas një minator humbi jetën, ndërkohë që kërkoi edhe fillimin e punës në zonën 15 dhe 16.

Nga ana e tij RISHMN, nënvizoi se fillimi i punës në zonët e kërkuara do të nisë vetëm me urdhër të METE.

Ngjarja më e rëndë, që shërbeu edhe si pikënisje e pakënaqësive të minatorëve të Bulqizës, për të kërkuar më pas me anë të protestave kushte sigurie, u regjistrua më 18 tetor të këtij viti. Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një pus në të minierës së Bulqizës humbi jetën një minator dhe u plagosën 8 të tjerë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›