E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qajnë para gjyqtares, lirohen prostitutat e VIP-ave

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e djeshme tre prostitutat e VIP-ave që u arrestuan vetëm tre ditë më parë. Ndërsa për dy tutorët e prostitutave gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Vendimi është marrë nga ana e gjyqtares Manjola Xhaxho gjatë caktimit të masës së sigurisë. Burime nga gjykata kanë bërë me se tre vajzat që punonin si prostituta G.M, 24 vjeç, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C, 22 vjeç, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll, 23 vjeç, lindur dhe banuese në Krujë në momentin që janë pyetur për gjeneralitetet e tyre kanë nisur të qajnë para gjykatës, duke mos mundur të flasin dot. Kurse avokatët e tyre mbrojtës kanë kërkuar mëshirë para gjykatës duke kërkuar një masë sigurie më të butë, masë e kërkuar edhe nga prokuroria, e cila u vendos më pas edhe nga gjykata. Ndërkohë që për dy tutorët e vajzave Besim Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë dhe Gentian Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas prokurorisë dy tutorët kanë shfrytëzuar vajzat si prostituta në holet “Eklipsi” që ndodhet në zonën e Lundrës. Sipas hetimeve dhe përgjimeve të kryera nga prokuroria vajzat kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt shumës prej 200 deri 400 euro. Ndërkohë që mësohet se personat që ishin klientët e vajzave ishin kosovarë kryesisht biznesmenë dhe emra të njohur VIP nga Prishtina si dhe shumë biznesmenë shqiptarë kryesisht nga Tirana. Nuk mungonin dhe persona VIP të cilët paguanin për të bërë seks, nga Italia, Greqia, si dhe vende të tjera fqinjë.
Arrestimi
Pas katër muajsh hetim Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë pesë persona për prostitucion vetëm katër ditë më parë. Operacioni ”Red Loghts” ka përfunduar dje në një prej hoteleve luksoze të kryeqytetit dhe nën pranga kanë rënë dy meshkuj dhe tre femra. Dy organizatorët e rrjetit të prostitucionit janë; Besim Fahri Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, Gentjan Shaqir Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ndërsa tre vajzat e arrestuara nga policia janë; G.M, 24 vjeç, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C, 22 vjeç, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë dhe F.Ll, 23 vjeç, lindur dhe banuese në Krujë. Tre vajzat, sipas policisë, “gjatë orëve të vona të mbrëmshme, janë arrestuar në një hotel në luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri më 400 Euro”. Akuza që rëndon mbi dy tutorët është”Shfrytëzimit te Prostitucionit ne Rrethana Renduese”. Sipas policisë kapja dhe arrestimi i tyre u realizua falë posedimit të informacioneve dhe pas një hetimi 4 mujor në hotele të ndryshme në kryeqytet. Besim Lami dhe Gentian Buzi, sipas policisë, për një periudhë 4 mujore kishin ndërtuar një rrjet të sofistikuar për shfrytëzimin e shumë femrave, ku pasi realizonin rekrutimin duke shfrytëzuar, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare të tyre, i rekrutonin ata dhe më i pas i shfrytëzonin në hotele luksoze në Tiranë, duke i siguruar klientë të huaj dhe Vip. “Për shtetasit Besim Lami e Gentian Buzi po pregatiten materialet për ti referuar edhe ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda për hetim pasuror duke hetuar mbi asetet e përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›